Një punëtor i huaj ka rënë nga një shtyllë tensioni pasditen e sotme në Patos dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet punëtori me origjinë egjiptiane, ishte duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë kur ndodhi incidenti.
Dyshohet se 37-vjeçari mund të ketë pësuar një arrest kardiak ndërsa ishte duke punuar, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit dhe rrëzimin e tij.
Policia ka shkuar në vendgjarje për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Patos/Informacion paraprak
Në spitalin rajonal të Fierit, pasditen e sotme është dërguar pa shenja jete, shtetasi egjiptian M. S., 37 vjeç, punëtor në një kompani për vendosjen e shtyllave te tensionit, e cila aktualisht po kryen punime në fshatin Ruzhdije, Patos.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi M. S., duke punuar për vendosjen e shtyllave të tensionit, ka rënë nga lartësia, dhe për pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.