Një shpërthim ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë.
Mësohet se shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndë plasëse ose lëndë piroteknike.
“Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar”, njofton policia.
Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.