Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet

2024/07/31 at 9:01 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet

Grupi Parlamentar i PD, ka reaguar lidhur me letrën e dërguar Kuvendit nga Presidenti Bajram Begaj për mikrokreditë. Në reagimin e tyre, demokratët shprehen se qëndrimi i kreut të shtetit është në të njëjtën linjë me selinë blu.

Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i PD është i gatshëm që në nisje të sesionit të ri parlamentar të ngrejë një komision të posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse, për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe përgatitur rekomandimet e nevojshme për rishikimin, ndryshimin apo përmirësimin e kuadrit ligjor.

Mw tej, Grupi Parlamentar i PD thekson se “nxitja e Presidentit të Republikës që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe të çojnë përpara ligjit cilido që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve, do të rriste besimin se edhe për institucionin e Presidentit të Republikës koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”.

REAGIM I GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Anëtarët e opozitës në Komisionin e Ligjeve u njohën me mesazhet e përfshira në shkresën e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj, lidhur me dramën e papërballueshme individuale të viktimave të “grabitjes së mikrokredive”, përmes një skemë kriminale që përfshinë institucione shtetërore, shoqëritë e mikrokredive, shoqëritë përmbarimore, avokatë apo persona të tjerë privat.

Opozita, deputetët e saj, në Komisione apo seancë plenare, kanë ngritur disa herë shqetësimin, duke apeluar kolegët e mazhorancës dhe institucionet shtetërore për një diskutim konstruktiv mbi këtë fenomen negativ dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme, duke pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur dhe duke mos u bërë mburojë e paligjshmërisë. Konkretisht këto shqetësime janë ngritur në mënyrë koherente dhe pa asnjë politizim nga opozita parlamentare, përkatësisht në seancën dëgjimore të Komisionit të Ekonomisë, datë 21.05.2024, dhe seancën plenare të Kuvendit, datë 18.07.2024, gjatë raportimit të Guvernatorit Gent Sejko.

Qëndrimin e sotëm të Presidentit të Republikës e konsiderojmë si aktin e tij të parë në këto 2 vite të ushtrimit të detyrës, ku vendosi të përmbush detyrën e stij kushtetuese si Kryetar i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, duke apeluar Kuvendin, përkatësisht shumicën parlamentare, që të veprojë në mbrojtje të interesit publik dhe të vlerësojë e ndërmarrë masat e nevojshme për të mbajtur përgjegjës institucionet relevante dhe të ofrojë zgjidhje për qytetarët.

Konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet që Grupi Parlamentar i PD ka mbajtur prej kohësh.

Konkretisht, Grupi Parlamentar i PD-së ka konstatuar se Rregullorja e Bankës së Shqipërisë u ndryshua në vitin 2016 për të ligjëruar blerjen e  paligjshme të kredive nga institucionet financiare jobankare edhe pse nuk ishin të licencuara për këtë veprimtari, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë injoroi ankesat dhe denoncimet e shumta të qytetarëve, dhe që Ministria e Drejtësisë u tregua e ngathët në procedimin dhe ndëshkimin disiplinor të përmbaruesve privatë që abuzonin me detyrën. Në këtë kuptim, ripërsëritja e këtyre shqetësimeve nga Presidenti i Republikës, është edhe një nxitje më shumë që Kuvendi të veprojë, pa vonesa dhe pa dallime partiake në mbrojtje të interesit publik.

Dhe pikërisht në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë që me fillimin e sesionit të ri parlamentar të mbështes ngritjen e një komisioni të posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet përgjegjëse, për të nxjerrë përgjegjësitë institucionale dhe përgatitur rekomandimet e nevojshme për rishikimin, ndryshimin apo përmirësimin e kuadrit ligjor relevant, duke i dhënë zgjidhje dramës jetësore të mijëra familjeve në nevojë.

Ndërkohë gjejmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që gjetjet dhe konstatimet e tij t’ia përcjellë edhe SPAK-ut, për aq sa mund të ndihmojnë hetimet penale që po kryhen për rastin, siç u konfirmua nga drejtuesi i SPAK në seancën plenare të datës 15.07.2024, po në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me çështjen e mikrokredive. Nxitja e Presidentit të Republikës që organet e drejtësisë të veprojnë pa vonesë dhe të çojnë përpara ligjit cilido që ka abuzuar në kurriz të qytetarëve, do të rriste besimin se edhe për institucionin e Presidentit të Republikës koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Ju sugjerojmë

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
-U tha në Opinion

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

4 Shkurt, 2026 10:42 pm
Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
Bota

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

4 Shkurt, 2026 10:38 pm
Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
Bota

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

4 Shkurt, 2026 10:08 pm
Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
Aktualitet

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

4 Shkurt, 2026 9:39 pm
Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…
Kronikë

Drafti i Amnistisë Penale/ Cilat janë kategoritë që përfitojnë, përjashtohen…

4 Shkurt, 2026 8:23 pm
Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë
Aktualitet

Vatikan/ Rama viziton Genazzano: Krah Zojës së Shqipërisë, qëndron edhe flamuri ynë

4 Shkurt, 2026 6:53 pm
“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump
Bota

“Nuk kam takuar askënd më të keq”, çfarë thoshte Epstein për Trump

4 Shkurt, 2026 6:27 pm
Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit
Aktualitet

Mot i keq, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi drejt Barit

4 Shkurt, 2026 6:13 pm
Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave
Bota

Andrew dhe Epstein i kërkuan seks balerinës ekzotike në këmbim të parave

4 Shkurt, 2026 5:25 pm
Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start
Bota

Gara bërthamore Rusi-SHBA, pa kontroll, të enjten skadon traktati New Start

4 Shkurt, 2026 4:26 pm
Para
Arrestohet në Dubai Marklen Haka

Arrestohet në Dubai Marklen Haka

Fiken vatrat e zjarrit, kryebashkiaku i Gjirokastrës: U rrezikuan lagjet

Fiken vatrat e zjarrit, kryebashkiaku i Gjirokastrës: U rrezikuan lagjet

SHBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhje në disa shtete kyçe

SHBA, shtetasit e rinj mund të përcaktojnë fituesin në zgjedhje në disa shtete kyçe

TE FUNDIT

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem

“Kameruni e njeh Shqipërinë nga Lorik Cana”, afrikani: Jam dibran dem baba dem
4 Shkurt, 2026

Të huaj që jetojnë në Shqipëri nuk është habi, por padyshim që të bën të kthesh kokën kur ai identifikohet...

Lexo më shumë

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis

Trump tërheq 700 agjentë federalë të imigracionit nga Minneapolis
4 Shkurt, 2026

Administrata Trump ka tërhequr menjëherë 700 oficerë federalë të imigracionit nga Minneapolis. Kjo u bë e ditur nga “Cari i...

Lexo më shumë

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?

Cilat janë kapacitetet e raketave balistike të Iranit?
4 Shkurt, 2026

Irani, i cili pritet të rifillojë bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara të premten në Oman, ka paralajmëruar vazhdimisht se...

Lexo më shumë

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT

Probleme në frymëmarrje, ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet me urgjencë në QSUT
4 Shkurt, 2026

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu, 96 vjeç, është paraqitur ditën e sotme me urgjencë në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com