Situata e zjarrit në Malin e Shëngjinit është përkeqësuar, pasi era ka favorizuar përhapjen e flakëve në dy drejtime, mbi Shëngjin dhe nga ana e “Ranës së Hedhun”.
Pavarësisht përpjekjeve për shuarjen e flakëve, nuk është mundur që vatra e zjarrit të vihet nën kontroll.
Për shkak të pyllit të dendur, nevojitet ndërhyrja me mjete ajrore.