Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës

2024/07/29 at 8:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Posti i komisionarit të Zgjerimit të BE-së bëhet sërish tërheqës

Menjëherë pasi Parlamenti Evropian, më 18 korrik, ka konfirmuar Ursula von der Leyenin në postin e presidentes së Komisionit Evropian edhe për një mandat të ri pesëvjeçar, kanë filluar kalkulimet se kush do t’i ketë postet kryesore në kolegjin e ri të komisionarëve, siç njihet Komisioni Evropian.

Sipas traktateve themelore të BE-së, Komisioni Evropian duhet t’i ketë aq anëtarë sa ka vende anëtare BE-ja, që do të thotë se secili vend anëtar ka një komisionar.

Kur emërohen në postet e komisionarëve, ata duhet t’i shërbejnë BE-së dhe jo vendit prej nga vijnë. Por, megjithatë, vendet anëtare synojnë dhe lobojnë fuqishëm që komisionarët e tyre të kenë poste sa më të rëndësishme. Poste kryesore në Komisionin Evropian konsiderohen, zakonisht, ato që kanë të bëjnë me financa, bujqësi, fonde, tregti dhe energji.


Edhe pse në BE nuk ka poste të komisionarëve që janë të parëndësishme, ndikimi i atyre që merren me resorë si kultura, edukimi, shëndetësia dhe disa fusha të tjera, është më i vogël. Kjo, jo për faktin se këto fusha nuk janë të rëndësishme, por më shumë për shkak se ato janë kryesisht kompetenca të vendeve anëtare dhe Komisioni Evropian ka më pak ndikim në to.

Kësaj radhe ka shumë interes nga vendet anëtare që kandidati i tyre ta marrë postin e komisionarit të Zgjerimit të BE-së. Situata nuk ka qenë kështu para pesë vjetësh. Që nga viti 2004, kur ka ndodhur zgjerimi i madh i Bashkimit Evropian me dhjetë anëtarë të rinj, posti i komisionarit për Zgjerim nuk është konsideruar si i rëndësishëm.

Atëkohë, është kuptuar se në procesin e zgjerimit mbeten vetëm vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ato janë shumë larg anëtarësimit, andaj komisionari i Zgjerimit nuk do të mund të kishte ndonjë sukses të konsiderueshëm në mandatin e tij. Nga viti 2007, kur në BE janë anëtarësuar Rumania dhe Bullgaria, si dy vende që kanë qenë pjesë e valës së madhe të zgjerimit, vetëm Kroacia ka arritur të bëhet anëtare e këtij blloku në vitin 2013.

Për t’i dhënë pak më shumë rëndësi këtij posti, komisionari i Zgjerimit ka marrë mbi vete edhe politikën ndaj fqinjëve të BE-së. Por, kjo nuk ka pasur ndonjë vlerë të madhe, pasi me ato vende, edhe ashtu, është marrë përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, që me automatizëm është edhe zëvendëspresident i Komisionit Evropian.

Në vitin 2019 nuk ka pasur ndonjë interes të madh nga vendet anëtare të BE-së që kandidati i tyre ta merrte postin e komisionarit për Zgjerim dhe ai i është dhënë Hungarisë. Ky nuk është parë si mesazh i mirë nga mbështetësit e zgjerimit, pasi Hungaria, edhe atëherë, ka pasur probleme në raportet me BE-në, për shkak të dyshimeve se ky vend ka shkelur parimet e sundimit të ligjit.

Tash, kur po përfundon mandati aktual i komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, shumë diplomatë vlerësojnë se ai, sado që ka vepruar në mënyrë korrekte, shpesh e ka ndjekur edhe linjën politike të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Kjo, sipas disa diplomatëve të BE-së dhe Parlamentit Evropian, është shprehur sidomos në raportet me Serbinë. Arsyet përse posti i komisionarit të Zgjerimit tani ka më shumë peshë, janë të shumta, sipas diplomatëve të BE-së me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë.

Në proces të zgjerimit tani janë dhjetë shtete. Pos gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës – në proces janë edhe Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia. Turqia – edhe pse pak kush beson se ajo mund të jetë ndonjëherë anëtare e BE-së – formalisht është ende vend me status kandidati.

Derisa këto vende ose janë kandidate, ose i kanë nisur negociatat e anëtarësimit, Kosova vetëm se ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022 dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Me të gjitha këto vende do të merret komisionari i Zgjerimit dhe, për këtë, do të ketë përgjegjësi edhe për një buxhet shumë më të madh se më parë.

Meqë Ukraina – e cila për më shumë se dy vjet është nën pushtimin e plotë rus – pritet të jetë tema kryesore për BE-në edhe për një kohë, kjo e bën procesin e zgjerimit edhe më atraktiv për politikanët dhe vendet që duan të kenë ndikim. Edhe von der Leyen, gjatë fjalimit para Parlamentit Evropian, e ka përmendur procesin e zgjerimit si një prioritet të lartë të saj dhe si “imperativ gjeopolitik” të Bashkimit Evropian.

“Kremtimi i 20-vjetorit të zgjerimit më të madh të BE-së na ka mundësuar të reflektojmë mbi këtë proces, që është dëshmuar si sukses për ato vende dhe për BE-në në tërësi. Historia na thërret përsëri dhe BE-ja ka një zgjedhje për ta bërë për të ardhmen e saj. Unë besoj se është një imperativ moral, politik dhe gjeostrategjik, që ta kompletojmë unionin tonë, në përputhje me premtimet që i kemi dhënë në bazë të traktateve”, ka shkruar von der Leyen në udhëzimet e saj.

Ajo ka thënë se në një botë ku ekzistojnë fuqitë e mëdha, një union më i fortë dhe më i zgjeruar i jep Evropës një peshë më të madhe në skenën globale. Ka përsëritur se procesi i zgjerimit do të mbetet i bazuar në meritat individuale të atyre që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian.

“Ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë. Anëtarësimi në BE do të jetë gjithmonë i bazuar në merita dhe secili kandidat do të vlerësohet në bazë të progresit në përmbushjen e kritereve. Do t’i rrisim përpjekjet për t’i përgatitur vendet kandidate, në veçanti përmes investimeve dhe reformave me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe mjetet për Ukrainën”, ka thënë von der Leyen. Ajo ka përmendur, po ashtu, integrimin e vendeve në procesin e zgjerimit edhe në tregun unik të BE-së dhe mundësinë që t’i shfrytëzojnë edhe fondet e BE-së.

Von der Leyen ka përsëritur se sundimi i ligjit do të mbetet gurthemel i politikës së zgjerimit. Qysh më herët, ajo ka premtuar se nëse rizgjidhet presidente e Komisionit Evropian, do të emërojë një komisionar të përkushtuar për ta çuar përpara procesin e zgjerimit.

Ajo ka thënë se nuk duhet të ketë dyshime në mundësitë e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj dhe këtë, sipas saj, e ka dëshmuar edhe përvoja e deritashme. Gjatë javëve të ardhshme, ajo do t’i pranojë nga qeveritë e vendeve anëtare emrat e kandidatëve të emëruar nga to për komisionarë. Pasi t’i ketë të gjithë emrat, ajo do t’ua caktojë resorët.

Pritjet janë që komisionari i Zgjerimit të jetë veç për zgjerim, e jo siç ka qenë deri më tash – për zgjerim dhe fqinjësi. Gjatë vjeshtës, të gjithë kandidatët do të kalojnë procesin e dëgjimit dhe konfirmimit në komisionet përkatëse të Parlamentit Evropian.

Kandidati për komisionar të Zgjerimit do të duhet ta sigurojë mbështetjen e Komisionit për politikën e jashtme. Në fund, pasi individualisht ta marrin notën kaluese, të gjithë komisionarët do të votohen për përbërjen komplete të Komisionit Evropian. Plani ideal për të cilin flitet në BE, është që ekipi i ri i Komisionit Evropian, i udhëhequr përsëri nga presidentja Ursula von der Leyen, të jetë gati për ta nisur mandatin më 1 nëntor./REL



Ju sugjerojmë

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
Kryesore

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

11 Janar, 2026 2:33 pm
Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

11 Janar, 2026 2:29 pm
SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
Bota

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

11 Janar, 2026 2:14 pm
Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
Bota

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

11 Janar, 2026 2:08 pm
Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve
Aktualitet

Rreth 120 banesa të prekura nga përmbytjet në Ferras, fillon verfikimi i dëmeve

11 Janar, 2026 2:04 pm
Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane
Bota

Groenlanda/Media:Britania po negocion me aleatët e BE për të dërguar trupa evropiane

11 Janar, 2026 2:02 pm
Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe
Aktualitet

Moti i keq, situatë problematike në 7 qarqe

11 Janar, 2026 1:59 pm
“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin
Bota

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin

11 Janar, 2026 11:08 am
Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
Aktualitet

Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve

11 Janar, 2026 10:59 am
Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Aktualitet

Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë

11 Janar, 2026 9:26 am
Para
Përplasen dy motorçikleta në aksin Lezhë-Vau i Dejës, plagosen 3 persona

53-vjeçari plagos me thikë ish-bashkëshorten në Elbasan

Indeksi i Cilësisë së Jetës, si renditet Tirana

Indeksi i Cilësisë së Jetës, si renditet Tirana

Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët

Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për të ndihmuar palestinezët
















TE FUNDIT

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi

Deklarata për drejtësinë, Berisha: Rama i quan injorantë prokurorët, të ngrihemi
11 Janar, 2026

Kreu i PD ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës këtë të diel, kur tha ndër të tjera se në...

Lexo më shumë

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali

Arrestohet 38-vjeçari i dënuar për trafik droge në Itali
11 Janar, 2026

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, në kuadër të operacionit të koduar...

Lexo më shumë

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri

SHBA kryejnë sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS në Siri
11 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer këtë mbrëmje sulme në shkallë të gjerë kundër objektivave të ISIS-it në të gjithë...

Lexo më shumë

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars

Izraeli planifikon një ofensivë të re në Gaza në muajin mars
11 Janar, 2026

Ushtria izraelite ka hartuar plane për të nisur operacione të reja masive dhe intensive ushtarake në Gaza në muajin mars”, me një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com