Pas ndryshimeve në qeveri, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Presidencë.
Takimi i tij me kreun e shtetit Bajram Begaj ka zgjatur rreth 20 minuta ku i ka dorëzuar dekretet për ndryshimet e reja.
Mesa duket Begaj ishte njoftuar për ndryshimet e fundit në qeveri, për të cilët duhet të japë edhe dekretin.
Ndryshimet e qeverisë
Kryetar Kuvendi
Ikën Lindita Nikolla
Vjen Elisa Spiropali
Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin
Ikën Elisa Spiropali
Vjen Taulant Balla
Ikën Taulant Balla
Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)
Ministria e Mbrojtjes
Ikën Niko Peleshi
Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)
Ministria e Financave
Ikën Ervin Mete
Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)
Nënkryetar Kuvendi
Ikën Ermonela Felaj
Vjen Bledi Çuçi
Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi