Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Sula: Regres për opozitën, vrasin garën dhe demokracinë!

2024/07/27 at 8:31 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rritja e pagave, Sula: Shtesa që përfitoj do të shkojë për Shoqatën e Jetimëve në Peqin

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që u miratuan një ditë më parë në Kuvend, pas një dakordësie mes PS dhe PD-së.


Përmes një postimi në rrjete sociale, Sula ka zgjedhur t’i quajë ato regres, sidomos për opozitën.

Ai thekson se votoi kundër paketës së propozuar, pasi sipas tij qytetarëve i’u tentua ti shiteshin këto ndryshime me karremin e votës së shqiptarëve që jetojnë nga jashtë dhe se janë duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ndër të tjera, Sula shkruan se këto ndryshime vrasin garën dhe demokracinë.

“Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor janë regres, aq më shumë për opozitën!

Dje në Parlament votova kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Qytetarëve i’u tentua ti shiteshin këto ndryshime me karremin e votës së shqiptarëve që jetojnë nga jashtë dhe se janë duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por në të vërtetë as njëra e as tjetra nuk ishte prioritet.

Po ti donin shqiptarët, nuk i detyronin të largoheshin ndaj edhe për votën e tyre po bëjnë çdo gjë për ta pamundësuar. Nuk mjaftojnë rreth 1 miliardë euro që sjellin shqiptarët në Shqipëri, por i detyrojnë të paguajnë edhe postën për të votuar.

E dyta: Formula për listën e përfaqësimit vret garën dhe demokracinë dhe unë nuk mund ti zhgënjenja ata qindra e mijëra qytetarë që më votuam në 2021.

Të dashur qytetarë. Po marr me shembull konkret për të shpjeguar atë që ndodhi dje në Parlament. Qarku i Elbasanit prodhon 14 mandate. Kur e pjestojmë këtë numer me 3 (⅓) e listes e fiksuar del që 5 mandate nga lista e PS dhe 5 nga të PD janë të fiksuara nga kryetarët. Të gjithë kandidatët e tjerë 28 nga dy forcat kryesore dhe të tjerë nga forcat politike të tjera do luftojnë për 4 mandate.
Në demokraci, fjala dhe vota janë parime të rëndësishme. Ndryshimet e djeshme janë kundër votës.

Shkuarja në zgjedhje me dy lista: Një e të preferuarve të kryetarëve dhe një me ata për të plotësuar listën krijon një ndasi dhe krijon frymë përçarje. Aq më tepër për opozitën kjo formulë është vrastare.

Partia Demokratike forcën saj në këto 34 vite e ka patur te individi. Emrat në listë përcaktojnë edhe suksesin. Por kjo formulë synon të krijojë bllokun e të besuarve të të parit. Bllokun e atyre që i falen dhe veprojnë e mendojnë vetëm për atë që i vë në listë të sigurtë. Ata s’përgjigjen te qytetarët që i zgjedhin, por te kryertari sepse ai i dha mandat të sigurt. Në këtë mënyrë pra kemi mënjanuar edhe rolin e zgjedhësve.

Krahu i djathtë në Shqipëri ka me dhjetra subjekte politike aktive që kanë mbështetje, ndërsa të majtët kanë vetëm PS. E djathta ka fituar duke mbledhur çdo votë, por kjo formulë me 90% te listës së mbyllur dhe 10% të hapur bashkë edhe me formulën e koalicioneve i rrudh edhe më shumë partitë e vogla sepse askush nuk do ketë interes të punojë si për ata që mund të futen në listë të fiksuar ashtu edhe për ata që janë jashtë asaj liste.

Kjo formulë që u miratua dje nuk shkon as me filozofinë e Partisë Demokratike. Në PD bërtitet me zë të lartë sistemi i primareve që e ka fokusin te vota e simpatizantëve, por te zgjedhjet pastaj qytetarëve u lë shumë pak hapsirë të zgjedhin përfaqësuesesit e tyre”, shkruan Sula.



Ju sugjerojmë

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

6 Qershor, 2025 8:21 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:19 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

6 Qershor, 2025 8:18 am
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Para
Shkup, kërcënime ndaj deputetëve të BDI-së

Shkup, kërcënime ndaj deputetëve të BDI-së

Ra nga lartësia në Tropojë, gjendet trupi i pajetë i alpinistit nga Kosova

Ra nga lartësia në Tropojë, gjendet trupi i pajetë i alpinistit nga Kosova

Vlorë/ Adoleshenti plagos me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Adoleshenti plagos me thikë një 38-vjeçar me probleme të shëndetit mendor
















TE FUNDIT

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, myslimanët në Shqipëri dhe në mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, një nga ditët më të rëndësishme të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
6 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë afrikane duke sjellë mot të...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
6 Qershor, 2025

Dashi Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë emocionuese. Marrëdhënia me partnerin do të jetë...

Lexo më shumë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com