Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: 1.6 miliardë Dollarë për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të Rusisë 

2024/07/27 at 9:45 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: 1.6 miliardë Dollarë për Ukrainën nga interesat e llogarive të ngrira të Rusisë 

Bashkimi Evropian njoftoi të premten se ka bërë të disponueshme për Ukrainën 1.6 miliardë Dollarë fonde që janë përftuar nga interesat e rreth 225 miliardë Dollarëve në pasuri të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë. 

Pasuritë e Rusisë, të ngrira nga sanksionet e vendosura pasi Moska filloi sulmin frontal në shkurt 2022, pritet të gjenerojnë çdo vit rreth 3.2 miliardë Dollarë. 

Zyrtarët e BE-së thonë se 90% e fondeve do të qëndrojnë sidoqoftë në llogaritë evropiane që përdoren për të rimbursuar vendet anëtare që dërgojnë armatime, municione dhe paisje drejt Ukrainës. Pjesa e mbetur prej 10% do të përfshihet në buxhetin e BE-së për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës. 

Ukraina ka shprehur shqetësimin se forcat ruse do të përparonin më tej nëse do të ndalej mbështetja financiare. 

Zyrtarët ukrainas njoftuan të premten se u godit me raketa një aeroport ushtarak rus në Krime, i fundit në një seri sulmesh në rajon. Në një deklaratë të qarkulluar nga Ukraina thuhet se aeroporti shpesh përdoret nga Rusia për të kontrolluar hapësirën ajrore dhe për të nisur sulme kundër Ukrainës. 

Sipas Ukrainës, sulmet në Krime e kanë detyruar Flotën e Detit të Zi të marinës ruse të zhvendosë anijet luftarake në një port më të sigurtë. 

Dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas raportohet të kenë mbetur pa energji të premten pas një sulmi me dronë të forcave ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Pesëmbëdhjetë individë thuhet se janë plagosur në sulmet që shkaktuan zjarre të mëdha, sipas zyrtarëve ukrainas, të cilët thanë se u dëmtuan gjithashtu gjashtë godina banimi. Zyrtarët thanë se 20 nga 22 dronët rusë ishin rrëzuar gjatë sulmit. 

Finlanda, vend anëtar i NATO-s, njoftoi se dyshon që Rusia ka shkelur territorin e tyre të premten, kur një anije ruse mendohet se është parë në Gjirin e Finlandës. Më 10 qershor, ky vend raportoi katër avionë rusë në hapësirën e tij ajrore. 

Ukraina u akuzua për shantazh të premten nga Hungaria për bllokimin e tranzitit të naftës nga Lukoil, një kompani ruse. Kjo ndodhi pasi Ukraina vendosi sanksione në qershor për të bllokuar tranzitin e naftës së papërpunuar ruse nëpërmjet tubacionit Druzhba. 

Mosmarrëveshja ka treguar se si disa vende të BE-së, si Sllovakia dhe Hungaria, ende varen nga energjia ruse mbi dy vite pas një vendimi në bllok për të ndalur importet e naftës pas sulmit rus në Ukrainë. 

Qeveritë në Bratislavë dhe Budapest, të cilat kundërshtojnë sanksionet kundër Moskës dhe dërgimin e ndihmës ushtarake në Kiev, kanë kritikuar Ukrainën për ndalimin e furnizimeve nga kompania Lukoil. Ata kërkojnë që BE-ja të ndërmjetësojë për këtë mosmarrëveshje. 

Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, tha të premten se vendimi i Ukrainës ishte një shantazh për shkak të qëndrimeve të Hungarisë dhe Sllovakisë për luftën e Rusisë në Ukrainë. 

Zyrtarët ukrainas mendojnë se vendimi për të zbatuar sanksionet nuk është shantazh dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje./VOA 

Ju sugjerojmë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
Kryesore

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

9 Janar, 2026 8:52 pm
Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
Aktualitet

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

9 Janar, 2026 8:22 pm
Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran
Bota

Mbi 50 protestues të vrarë në demonstratat në Iran

9 Janar, 2026 7:56 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar, i bindem vetëm moralit tim

9 Janar, 2026 7:26 pm
Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Para
I vodhi çantën dhe sendet personale një 67-vjeçari, përfundon në pranga 39-vjeçari në Elbasan 

I vodhi çantën dhe sendet personale një 67-vjeçari, përfundon në pranga 39-vjeçari në Elbasan 

Largimi i Nikollës nga posti i kryetares së parlamentit, Spiropali: Qëndrove në lartësinë dhe dinjitetin që i takon atij posti 

Largimi i Nikollës nga posti i kryetares së parlamentit, Spiropali: Qëndrove në lartësinë dhe dinjitetin që i takon atij posti 

Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK, Prokuroria e Tiranës: Ekzekutuam letërporosinë e Kosovës

Vodhën 15 njerëz duke marrë kredi në emrin e tyre, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq pesë persona 

TE FUNDIT

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
9 Janar, 2026

Qeveria e Venezuelës ka nisur lirimin e të burgosurve politikë, në një hap që zyrtarët e përshkruan si një “gjest...

Lexo më shumë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
9 Janar, 2026

Personeli diplomatik dhe i sigurisë nga njësia për Çështjet e Venezuelës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, kanë udhëtuar sot...

Lexo më shumë

Aksioni opozitar, PD mbledh nesër Kryesinë

Humbja e thellë në zgjedhje, Berisha: Ishin farsë
9 Janar, 2026

Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Kjo mbledhje do të fokusohet në aksionin opozitar dhe sesi...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim

Përmbytjet në Durrës/ Protestë para bashkisë, qytetarët kërkojnë dëmshpërblim
9 Janar, 2026

U mbajt këtë mbrëmje protesta e tretë radhazi para Bashkisë së Durrësit, ku u mblodhën dhjetëra qytetarë që akuzojnë pushtetin vendor...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com