Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te “Bulevardi i Ri”, Veliaj: Fokus te puna, jo te zhurma

2024/07/24 at 1:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te “Bulevardi i Ri”, Veliaj: Fokus te puna, jo te zhurma

Bashkia e Tiranës dhe Fondi për Zhvillim i Katarit firmosën sot marrëveshjen për grantin 11 milionë euro, për realizimin e sheshit fundor te Bulevardi i Ri. Marrëveshja u firmos nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori e Fondit për Zhvillim i Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në Tiranë, Jabor Ali H.A. Al Dosari.

Kryebashkiaku Veliaj tha se sheshi “Katar”, i cili do të ndërtohet në fund të “Bulevardit të Ri”, do të jetë pajë për Tiranën e së nesërmes.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që finalizojmë një projekt të një natyre të veçantë për qytetin. Është një projekt, i cili do të mbetet këtu për shekuj me radhë. Me këtë donacion bujar, një grant prej 11 milionë eurosh, do të kemi mundësinë të bëjmë një punë cilësore, që do t’i ngelet Tiranës për qindra vite, ashtu siç edhe miqësia mes Shqipërisë dhe Katarit do të vazhdojë me qindra vite. U jam vërtet mirënjohës  sepse ky është një nga grantet më të mëdha që ka marrë qyteti i Tiranës që prej themelimit”, tha Veliaj.

Ai shtoi se me ndërtimin e sheshit “Katar” do të shtohen edhe 200 vende parkimi dhe projekti shërben edhe si një lidhje organike me Kamzën. “Sheshi “Katar”, ose sheshi fundor i Bulevardit të Ri, do të ketë 200 vende parkimi nëntokë; do të ketë edhe një seri lulishtesh, impiant të pastrimit të ujit të lumit, i cili do të filtrohet për ta kthyer sheshin në një hapësirë rikrijuese, çlodhëse, që do i shtojë vlerën e pronës. Ky shesh do të do të shërbejë edhe si një lidhjen organike me Kamzën”, tha Veliaj.

Lidhur me situatën e krijuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj tha se qëllimi i tij është të drejtojë qytetin dhe se bashkia fokusohet te puna dhe jo te zhurma. “E di që në qytet ka debate, ato skenat në Këshillin Bashkiak nuk ndihmojnë, por qëllimi im është që të drejtoj qytetin. Unë s’mund të drejtoj jetën e secilit që ka humbur rrugën. Por, ambicia e kësaj bashkie është që të punojë për qytetin dhe të lërë një gjurmë në qytet. Ne nuk do fokusohemi fare te zhurma, do shohim përpara”, nënvizoi Veliaj.

Drejtori i Fondit për Zhvillim të Katarit, Sultan Ahmad Al Asseri, u shpreh se marrëveshja është një “gur themeli” i rëndësishëm në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. Sheshin “Katar” ai e vlerësoi si një testament, që jep impakt social-ekonomik për qytetarët e Tiranës.

“Kjo marrëveshje është “guri i themelit” më i rëndësishëm në bashkëpunimin mes Fondit për Zhvillim të Katarit dhe Bashkisë së Tiranës. Shteti i Katarit dhe Shqipëria kanë një marrëdhënie të forte, që është kultivuar në vitet e fundit dhe në kohëra të vështira. Sheshi “Katar” është një testament që ofron të gjithë impaktin social-ekonomik, që ne jemi të paduruar t’i ofrojmë për shqiptarët në vitet e ardhshme. Fondi i Katarit është gjithmonë në krahun tuaj, për popullin shqiptar, dhe jemi të prirur për ta zhvilluar bashkëpunimin mes shtetit të Katarit dhe Shqipërisë në vitet e ardhshme”, deklaroi ai.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Fondin për Zhvillim të Katarit, ka realizuar edhe projekte të tjera, si rindërtimi i 4 godinave arsimore që u dëmtuan pas tërmetit, si shkollat “Lasgush Poradeci”, “Jeronim de Rada”, “Shkolla e Pezës”, shkolla “16 Shtatori” dhe Kopshti 42.

Ju sugjerojmë

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Bota

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

16 Maj, 2025 4:14 pm
Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
Bota

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

16 Maj, 2025 4:07 pm
KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
Aktualitet

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

16 Maj, 2025 3:49 pm
Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
Aktualitet

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

16 Maj, 2025 3:36 pm
Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale
Aktualitet

Berisha nga Samiti i IDU në Bruksel:Ishin zgjedhjet më të dhunuara, farsë elektorale

16 Maj, 2025 3:17 pm
Rama-liderëve: Në Kanunin tonë thuhet…Sa herë të vini në Shqipëri,jeni të mirëpritur
Aktualitet

Rama-liderëve: Në Kanunin tonë thuhet…Sa herë të vini në Shqipëri,jeni të mirëpritur

16 Maj, 2025 3:07 pm
Presidentja e PE Metsola vlerëson fitoren e Ramës: Mbështetje për integrimin
Aktualitet

Presidentja e PE Metsola vlerëson fitoren e Ramës: Mbështetje për integrimin

16 Maj, 2025 3:02 pm
Samiti/ Merz: Të jemi të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën
Aktualitet

Samiti/ Merz: Të jemi të qartë për mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën

16 Maj, 2025 2:50 pm
Samiti në Tiranë, Von Der Leyen: Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë
Aktualitet

Samiti në Tiranë, Von Der Leyen: Jemi të gatshëm të sjellim Putinin në tryezë

16 Maj, 2025 2:46 pm
Starmer: Në portin e Durrësit pashë si forcat britanike e shqiptare punojnë kundër…
Aktualitet

Starmer: Në portin e Durrësit pashë si forcat britanike e shqiptare punojnë kundër…

16 Maj, 2025 2:27 pm
Para
Duka optimist pas shortit: Ne kualifikohemi, nuk e di për të tjerët… 

Rinovimi me Silvinjon/ Duka: Tani synimi, të shkojmë për herë të parë në Kupën e Botës 

“E njoh llojin e Trump”, Kamala sulmon ish-presidentin. Mbledh 100 mln dollarë donacione 

“E njoh llojin e Trump”, Kamala sulmon ish-presidentin. Mbledh 100 mln dollarë donacione 

I shpallur në kërkim si organizator i sulmit terrorist në Banjskë, pronat e sekuestruara të Radoiçiç i kalojnë Policisë së Kosovës 

I shpallur në kërkim si organizator i sulmit terrorist në Banjskë, pronat e sekuestruara të Radoiçiç i kalojnë Policisë së Kosovës 

TE FUNDIT

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën

Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
16 Maj, 2025

Liderët e Bashkimit Evropian janë takuar sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian. I pranishëm në...

Lexo më shumë

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve

Bisedimet Ukrainë-Rusi mbyllen pa shenja përparimi mes palëve
16 Maj, 2025

Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan të premten në Stamboll për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për herë të parë...

Lexo më shumë

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia

KQZ vendos hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia
16 Maj, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur hapjen e zarfeve të ardhura nga Greqia. Sipas kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi bëhet e ditur...

Lexo më shumë

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari

Maliq/ Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë 15-vjeçari
16 Maj, 2025

Një sherr ka ndodhur sot mes dy adoleshentëve në Maliq, ku mbeti i plagosur me thikë një 15-vjeçar. Sipas uniformave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com