Dinamo e Kievit dhe Partizani i Beogradit u përballën në turin e dytë kualifikues të Champions League në “Arena Lublin”. Përpara nisjen së ndeshjes, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe klubi ukrainas, lojtarët e Dinamos nuk i dhanë dorën atyre të Partizanit të Beogradit, për vetë mbështetjen që Serbia i ka dhënë Rusisë në sulmin kundër Ukrainës.
Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën, teksa lojtarët e skuadrës ukrainase u paraqitën përpara ndeshjes me flamurin e tyre kombëtar mbi supe. Gjatë momentit të zakonshëm kur shtërngohen duart mes kundërshtarëve, futollistët e Dinamos së Kievit vendosën të mbanin lart grushtin e tyre dhe të mos u zgjasnin miqësisht dorën lojtarëve serb.
Pas de serrage de mains avec les joueurs du Partizan Belgrade pour le Dynamo Kyiv en guise de protestation contre les positions géopolitiques du club serbe 👊❌ pic.twitter.com/ZuJnsDSgZp
— 🔱 Football UA 🇺🇦 (@FootbalUA_) July 23, 2024