Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha flet për paktin që miratojnë PS-PD të premten në Kuvend: Do mbyllin listat e deputetëve 

2024/07/23 at 1:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha flet për paktin që miratojnë PS-PD të premten në Kuvend: Do mbyllin listat e deputetëve 

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat bëri të ditur se ditën e sotme është dërguar në Gjykatën e Lartë rekursi për vulën e PD, që sipas tij është një vendim absurd.  

Ai foli edhe për një pakt mes kreut të PD, Sali Berishës dhe kryeministrit Edi Ramës, që sipas tij ka të bëjë me mbylljen e listave që mos ketë grupe parlamentare, marrëveshje që sipas tij do të finalizohet ditën e fundit të seancës plenare, këtë javë. 

Basha: “Vendimin absurd i 11 qershorit përbën bazën e rekursit që sot Partia Demokratike Euroatlantike dorëzon në Gjykatën e Lartë, sikundër edhe bazën e akteve të tjera në raport me kontrollin gjyqësor. 

Tani po avancojmë me fazën e tretë të këtij pazari që parashikohet të marrë formë të enjten ose të premten e kësaj jave, në seancën e fundit para gushtit, që është pakti i Ramës dhe Berishës për të rimbyllur listat që hapi Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj. 

Prej vitit 2021 kemi kërkuar hapjen e plotë të listave, por nuk ndodhi. U shpërdorua kërkesa jonë, për të bërë një ‘gjasmëhapje’ që ruante një të tretën e listës si monopol të kryetarëve të partive dhe vendosi një prag prej 10 mijë votash për pjesën tjetër. Gjykata Kushtetuese e ka quajtur antikushtetuese dhe e ka rrëzuar. 

Dyshja e tangos ka mbyllur pazarin që ditën e premte, me sebete e justifikime të neveritshme të bashkojnë votat për të kaluar jashtë vëmendjes së publikut, këtë atentat kushtetues, që i shërben Ramës dhe Berishës. Sot bashkojnë votat për të mbyllur listat dhe për t’ju kontrolluar ju. Refuzoni këtë pazar, nuk do ia falin shqiptarët.” 

Basha u përgjigj në lidhje me akuzat e Ilir Metës, i cili e bëri përgjegjës për ngjarjen e 21 Janarit. Në atë kohë Basha mbante postin e Ministrit të Brendshëm, ku Meta thotë se ishte paralajmëruar zyrtarisht për sulmin, por nuk ka marrë asnjë masë. 

“Po të merremi me mashtrimet e tij duhet që dita të ketë 48 orë, përgjigjen e ka marrë të plotë me shkrim dje”, tha ai. 

Ju sugjerojmë

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
Kryesore

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

8 Korrik, 2025 5:52 pm
Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
Kryesore

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

8 Korrik, 2025 5:43 pm
Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
Aktualitet

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

8 Korrik, 2025 5:35 pm
Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
Bota

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

8 Korrik, 2025 5:27 pm
Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Para
Pushimet ditore të papërballueshme, çmimet në plazhet e Lalëzit rritje me 60%

Fier/ Po lahej në plazh, ndërron jetë 60-vjeçari!

Kurti reagon për vrasjen e Faton Hajrizit: Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit

Kurti reagon për vrasjen e Faton Hajrizit: Nuk kam nevojë të bëj edhe punën e ministrit

Kërkohej nga Interpol Tirana dhe u kap në Greqi, media greke zbulojnë detaje nga arrestimi i shqiptarit 

Greqi, vetëvritet në qeli 45-vjeçari shqiptar 

TE FUNDIT

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët

Salianji mbërrin në selinë e Partisë Demokratike, përqafime me kolegët dhe gazetarët
8 Korrik, 2025

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salinji ka mbërritur pak çaste më parë në selinë blu, nga ku do të mbajë një...

Lexo më shumë

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës

Pas Fierit, kryeministri Edi Rama mbërrin në Durrës
8 Korrik, 2025

Pas takimit në Bashkinë e Fierit, kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e  Durrësit. Ai është...

Lexo më shumë

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…

Mbytet kapiteni i anijes turistike në liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtonte…
8 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i një anije turistike është...

Lexo më shumë

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave

Lëshohen fletarrestime ndaj liderëve talibanë për persekutim të grave
8 Korrik, 2025

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar të martën fletarrestime për dy liderë të talibanëve në Afganistan, përfshirë liderin suprem shpirtëror, Haibatullah...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com