Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përpjekja e Francës për të eliminuar rrezikun nga IS-K gjatë Olimpiadës

2024/07/23 at 11:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Përpjekja e Francës për të eliminuar rrezikun nga IS-K gjatë Olimpiadës

Gazetari taxhik, Temur Varki, është habitur kur e ka pranuar një thirrje prej policisë së Parisit, në fund të marsit, disa ditë pasi militantë prej vendlindjes së tij, të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), janë dyshuar se kanë kryer një masakër në Moskë.


Dy zyrtarë e kanë marrë në pyetje për komunitetin e vogël të imigrantëve taxhikë në Francë.

“Kë e njihni? Sa prej tyre? Ku?”, ka rikujtuar Varki ta kenë pyetur zyrtarët, dhe njëri prej tyre ka folur rusisht, gjuhë e përdorur shpesh në Azinë Qendrore, ku gjendet Taxhikistani.

Varki, refugjat në Francë, i cili ka punuar për media të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, u ka thënë zyrtarëve policorë se njeh pak taxhikë në Francë dhe ata janë kryesisht disidentë.

“Por, nuk e njoh asnjë xhihadist”, u ka thënë ai.

Pak ditë para se të nisin Lojërat Olimpike Verore në Paris, më 26 korrik, shërbimet franceze të sigurisë janë duke bërë përpjekje të shumta për të siguruar informacione dhe për të thelluar lidhjet me taxhikët në Francë, sipas dhjetëra njerëzve të afërt me këto zhvillime, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Aty përfshihen zyrtarë dhe ish-zyrtarë të inteligjencës, policë, diplomatë dhe migrantë të Azisë Qendrore, të cilët janë kontaktuar prej autoriteteve.

Këto operacione vijnë pas dy sulmeve të mëdha të këtij viti, për të cilat autoritetet deklarojnë se janë kryer prej anëtarëve taxhikë të grupit Shteti Islamik i Korasanit (IS-K), degë e IS-it, që është emëruar sipas rajonit historik të Korasanit, e që përfshin pjesë të Iranit, Afganistanit dhe Azisë Qendrore.

Sulmet me bomba në Iran, më 3 janar, kanë vrarë rreth 100 njerëz në një ceremoni përkujtimore për komandantin e vrarë iranian, Qassem Soleimani, derisa më 22 mars, në Moskë, sulmuesit kanë shtënë me armë në sallën e koncerteve Crocus, duke vrarë më shumë se 120 njerëz.

Autoritetet franceze kanë thënë se tashmë kanë penguar kryerjen e një sulmi islamik në Olimpiadë, duke arrestuar në maj një çeçen, 18-vjeçar, të dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në emër të IS-it, në stadiumin e futbollit Saint-Etienne, në të cilin do të luajnë Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.

Duke marrë parasysh të kaluarën koloniale dhe rritjen e disponimit kundër myslimanëve, por edhe përfshirjen historike në luftërat në Lindje të Mesme dhe ato afrikane, Franca ka qenë shpesh shënjestër e sulmeve islamiste.

Muajin e kaluar, shefi policor i Parisit, Laurent Nunez, ka thënë se “terrorizmi islamist është shqetësimi ynë kryesor” në Olimpiadë, ndonëse autoritetet kanë thënë se nuk kanë vërejtur kërcënime direkte kundër Lojërave.

Taxhikistani, i prekur prej luftërave civile në vitet ’90, është vendi më i varfër në ish-republikat sovjetike.

Ai varet prej remitencave të migrantëve, që jetojnë kryesisht në Rusi, dhe përbëjnë gati gjysmën e hyrave në ekonomi.

Burrat e varfër dhe të izoluar të diasporës taxhike kanë dalë të jenë shënjestra atraktive për rekrutim prej anëtarëve të grupit IS-K, sipas shumë ekspertëve të sigurisë.

Megjithatë, inteligjenca franceze ka pak asete të Azisë Qendrore, ka thënë një burim për Reutersin, prandaj vështirë depërton ne komunitetin e tyre.

Sipas Asociacionit të Taxhikëve të Francës, në këtë vend janë rreth 30 familje taxhike.

Ky burim i inteligjencës ka thënë se IS-K përbën kërcënim relativisht të ri, pasi të rekrutuarit që jetojnë jashtë vendit mund të radikalizojnë shtetasit e Azisë Qendrore në Francë, për të kryer sulme në tokën franceze.

Si dëshmi, ky burim e ka përmendur rastin e një burri taxhik, që është arrestuar më 2022, për organizim të një sulmi në Strasburg. Ky burim ka thënë se ai person ka qenë duke vepruar sipas udhëzimeve të anëtarëve të grupit IS-K, jashtë shtetit.

Një burim tjetër ka thënë se Franca ka identifikuar dhjetëra anëtarë të grupit IS-K në shumë shtete rreth Afganistanit, të cilët kanë prezencë të madhe online dhe tentojnë të bindin të rinjtë në shtetet evropiane, që janë të interesuar për t’iu bashkuar grupit, për të kryer sulme.

Ata persona, më pas, lidhin të rekrutuarit me njëri-tjetrin, për t’u pajisur me dokumente të rreme dhe armë, dhe që ky proces mund të zgjasë disa javë.

Ministria e Jashtme e Taxhikistanit, nuk ka pranuar të komentojë lidhur me këtë temë.

Ceremoni komplekse

Përveç Varkit, Reuters ka folur me dy taxhikë tjerë dhe një uzbek, që jeton në Francë, të cilat janë kontaktuar prej policisë dhe janë marrë në pyetje për komunitetet e tyre.

Nadejda Atayeva, aktiviste uzbeke për të drejta të njeriut në qytetin veriperëndimor, Le Mans, ka thënë se ua ka dhënë zyrtarëve numrin kontaktues të Varkit, pasi është takuar me zyrtarët policorë në Paris.

“Jam pyetur për kontakte të taxhikëve që u besoj. Më është thënë se kanë dashur të flasin me taxhikët për të marrë mendimin e tyre për zhvillimet në Moskë”, ka thënë ajo.

Sebastien Peyrouse, akademik francez që i ka informuar agjencitë franceze dhe amerikane për natyrën e militantëve të Azisë Qendrore, ka thënë se Parisi mund të ketë qenë i ngadalshëm për të shmangur kërcënimin e mundshëm taxhik.

“Franca është fokusuar më shumë te njerëzit e radikalizuar të Lindjes së Mesme, prej Algjerisë, veriut të Afrikës, sesa në ata të Azisë Qendrore”, ka thënë ai.

“Mendoj që Franca është befasuar me atë që ka ndodhur në Moskë, dhe mund të jetë pak vonë”.

Inteligjenca ruse, ndonëse ka informacione të detajuara për rrjetet e militantëve të Azisë Qendrore, ka dështuar që të parandalojë sulmin në sallën Crocus, ka thënë Edward Lemon, ekspert i Taxhikistanit, që ka kontakte të shpeshta me agjencitë perëndimore të spiunimi.

Inteligjenca e këmbyer në mes të Rusisë dhe Francës për Shtetin Islamik, dhe grupet tjera ekstremiste, është zvogëluar dukshëm pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, ka thënë ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, në prill të këtij viti.

Dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, që koordinojnë sigurinë e ekipit amerikan në Olimpiadë, i kanë thënë Reutersit se, kanë besim në përgatitjet e Francës.

Pa hyrë në hollësi, ata kanë thënë se tentimet franceze për të krijuar lidhje të ngushta me popullatën taxhike, kanë reflektuar për një praktikë e zakonshme kundër terrorizmit, për të mësuar më shumë për figurat kërcënuese brenda komunitetit.

“Secili do të kishte më shumë” informacione për kërcënimet prej Azisë Qendrore, ka thënë njëri prej tyre.

Luftëtarë të ikur prej Sirisë

Kërcënimi më i madh prej militantëve taxhikë në Evropë vjen prej dhjetëra burrave të radikalizuar që kanë luftuar në Siri dhe kanë depërtuar në kontinentin evropian prej Ukrainës, sipas Lemonit dhe dy ekspertëve tjerë për Azinë Qendrore.

Vitin e kaluar, autoritetet gjermane kanë arrestuar gjashtë persona të Azisë Qendrore, për të cilët ka pasur dyshimet se kanë tentuar të krijojnë një organizatë terroriste.

Këta persona, me shtetësi turkmene, taxhike dhe kirgize, kanë hyrë në Gjermani prej Ukrainës, pak pasi ka nisur pushtimi rus, më 2022, kanë thënë prokurorët.

Ata tani janë në burg, në pritje të gjyqit.

Lemon beson se në Evropë jetojnë mijëra taxhikë, kryesisht në Poloni dhe Gjermani.

Shumica prej tyre janë refugjatë politikë, që janë shpërngulur një dekadë më parë, pasi presidenti taxhik, Emomali Rakhmon, ka shpallur dy lëvizjet opozitare – Grupi 24 dhe Partia Islamike e Rezistencës – si parti terroriste dhe ekstremiste.

Rakhmon, aleat i Rusisë, e ka udhëhequr Taxhikistanin për 30 vjet.

Varki, kritik i hapur i Rakhmonit, ka thënë se ka kërkuar azil në Francë më 2016, sepse ai e pëlqen shumë kulturën dhe letërsinë franceze.

Ai ka thënë se nuk ka biseduar kurrë me autoritetet franceze të sigurisë në Francë, derisa ata e kanë kontaktuar në mars.

Muhammadiqboli Sadriddin, një tjetër disident taxhik, që jeton në Francë, ka thënë se edhe ai është ftuar prej policisë.

“Më kanë pyetur se çfarë di”, ka thënë Sadriddin.

Ai ka thënë se ka dashur të ndihmojë, por nuk e ka njohur asnjë taxhik me ide radikale.

SHBA shpall terroristë tre liderë të IS-K

Tre ekspertë i kanë thënë Reutersit që tentimet e Francës për të depërtuar te komuniteti taxhik mund të kenë efekt të kundërt.

Një ish-spiun amerikan, ka thënë në kushte anonimiteti se, inteligjenca franceze është duke bërë punë të mirë, në përgjithësi.

Mirëpo, ai beson që rritja e presionit ndaj taxhikëve për informacion, mund t’i stigmatizojë ata dhe t’i frikësojë që të identifikojnë ndonjë individ të rrezikshëm.

Jean-Francois Ratelle, specialist për militantët islamikë në Universitetin e Otavës, është pajtuar.

“Ky ndërtim i marrëdhënies me komunitetin do të duhej të kishte ndodhur vite më parë. Nëse mendësia është te luftimi i terrorizmit, receta është e dështuar”, ka thënë ai./REL



Ju sugjerojmë

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
Aktualitet

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

16 Qershor, 2025 9:32 am
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

16 Qershor, 2025 9:24 am
Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit
Rajoni

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit

16 Qershor, 2025 9:18 am
BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?
Bota

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

16 Qershor, 2025 9:05 am
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë
Bota

Konflikti Iran-Izrael: Merz mban qëndrim të qartë

16 Qershor, 2025 8:52 am
Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës
Bota

Kriza e re në Lindjen e Mesme në epiqendër të samitit të G7-ës

16 Qershor, 2025 8:41 am
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Axhenda e sotme e Ministerialit të Evropës Juglindore, ja rrugët që do të bllokohen

16 Qershor, 2025 8:37 am
Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet
Aktualitet

Sot seanca plenare në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet

16 Qershor, 2025 8:31 am
Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK
Aktualitet

Padia nga gjyqtarja Irena Gjoka, Berisha paraqitet sot në SPAK

16 Qershor, 2025 8:28 am
Para
Arrestimi i mashtruesit 20-vjeçar, reagon Ambasada Amerikane

Arrestimi i mashtruesit 20-vjeçar, reagon Ambasada Amerikane

Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike

Zgjedhjet e Himarës, KQZ regjistron 11 parti politike

Gjendet i pajetë pushuesi në Shëngjin, policia nis hetimet

Gjendet i pajetë pushuesi në Shëngjin, policia nis hetimet
















TE FUNDIT

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar, arrestohet 59-vjeçari
16 Qershor, 2025

Policia ka arrestuar një 59-vjeçar, pasi është kapur duke u kujdesur për bimët narkotike, që kishte kultivuar në afërsi të...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, dërgohet te Trauma

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
16 Qershor, 2025

Një 35-vjeçar në Vlorë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas...

Lexo më shumë

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, epiqendra pranë Ohrit
16 Qershor, 2025

Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter. Njoftimi u...

Lexo më shumë

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?

BE në udhëkryq: Korporatat e mëdha për të ardhmen e klimës?
16 Qershor, 2025

Një numër kompanish të mëdha evropiane po kërkojnë më shumë qartësi nga BE-ja mbi mbrojtjen e klimës dhe zbatim më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com