Rigels Kaso, 42-vjeçari nga Bilishti i cili u gjet i dhunuar disa ditë më parë në kryeqytet, ka ndërruar jetë pasditen e sotme.
42-vjeçari qëndroi disa ditë në gjendje kritike për jetën në spital, por nuk ka mundur tu mbijetoj plagëve të marra.
Kaso u gjet i dhunuar brutalisht mëngjesin e 15 Korrikut në rrugën “Sokrat Miho”, në kryeqytet.
Sipas policisë, Kaso u dhunua në derën e një pallati në Kombinat, ku shkak i dhunës mendohet të jetë bërë një bisedë në rrjetet sociale.
Gjithashtu blutë bën me dije se autori i dhunës ishte një 34-vjeçar.