UEFA ka përzgjedhur të mërkurën 10 ndeshjet me interesante sipas saj në Euro 2024. Ndër këto ndeshje është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2:2.
Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakle , përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.
Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B , Kroaci – Shqipëri. Qazim Laçi kishte shënuar golin e parë në 11’ dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74’. Dy minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol . Por mesfushori 34-vjeçar në minutën e pestë të kohës shtesë realizoi gol për të siguruar barazimin.
Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani – Skoci (5:1), Turqi- Gjeorgji (3:1), Kroaci – Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë – Gjeorgji (4:1), Austri – Turqi (1:2), Gjermani – Spanjë (1:2), Spanjë – Francë (2:1), Holandë – Angli (1:2).
Për 10 ndeshjet e përzgjedhura UEFA k hapur dhe një sondazh ku sportdashësit mund të votojnë ndeshjen e tyre të preferuar.