Qeveria italiane ka konfirmuar se qendrat e pritjes së azilkërkuesve dhe e përpunimit të kërkesave të tyre në Shëngjin e Gjadër do të operojnë duke nisur nga data 10 Gusht.
Shtëpitë e parafabrikuara për strehimin e tyre do të mbërrijnë në Shqipëri më 30 Korrik e më pas do të duhen të paktën 10 ditë për montimin e përshtatshmërinë e tyre në shërbim të jetesës së azilkërkuesve.
Gjatë vizitës në Gjadër kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se kampet e emigrantëve në Shqipëri do të ishin në funksion të plotë më 1 Gusht.
Ndërkohë në Gjykatën e Romës, vijon puna për montimin e 10 mega ekranëve që do të shërbejnë për të shqyrtuar në videokonferencë nga Gjadri kërkesat e azil të emigrantëve afikane.
Aty 22 gjykatës do të shqyrtojnë brenda 28 ditëve kërkesat e tyre për azil. Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit ka sjellë efektet e para pozitive.
Numri i zbarkimeve në brigjet italiane është në rënie. Mbërritjet e azilkërkuesve në territorin Italian nga Afrika e veriut në muajin qershor janë vetem një e treta e atyre të regjistruara në të njëjtin muaj të vitit 2023.
Operacioni në Gjadër e Shëngjin do t’i kushtojë qeverisë italine të paktën 700 milionë Euro.
tvklan