Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”.
Ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.
Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.