Një burrë ka vrarë dy persona dhe më pas veten gjatë një sulmi të ndodhur sot, më 14 korrik, në një shtëpi në Lautlingen, fshat në Gjermani, tha policia lokale.
Dy gra po ashtu janë plagosur rëndë gjatë sulmit.
Paraprakisht, për këtë sulm raportoi gazeta gjermane Bild.
Sipas policisë gjermane, publiku i gjerë nuk është në rrezik pas këtij sulmi.
Autoritetet ende nuk kanë njoftuar për motivin e sulmit.