Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nga mësuesit, mjekët apo policët”/ Spiropali: Rritja e pagave, premtim i mbajtur

2024/07/12 at 3:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Spiropali i përgjigjet deputetit të PD: Përse keni frikë nga gratë zoti Bardhi?

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka deklaruar ditën e sotme se kush përfiton nga reforma për rritjen e pagave, vendime të miratuara nga Këshilli i Ministrave më 26 qershor.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka renditur punonjësit e disa kategorive që përfitojnë nga vendimi i ri për pagat.

“Më 26 qershor, Këshilli i Ministrave miratoi vendimet specifike që përcaktojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara në buxhetin e këtij viti.

Miratimi i këtyre vendimeve është një premtim i mbajtur, një reformë madhore e nisur në vitin 2023, e cila avancon kështu në këtë fazë të dytë të politikës së rritjes së pagave, nga e cila përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Përmes zbatimit të kësaj politike, paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë lekë. Synimi ynë është ofrimi i punësimit cilësor dhe pagë konkurruese.

Pagat e rritura fillojnë të aplikohen duke nisur nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliard lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliard lekësh.

Nga kjo politikë e rritjes së pagave për vitin 2024 përfitojnë; Punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, të ndarë sipas nivelit dhe ciklit arsimor përkatës, Punonjësit e sistemit shëndetësor, Punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit, Punonjësit e nivelit zbatues (specialistët në administratën publike) dhe punonjësit mbështetës.

Prej datës 1 korrik, mbi 30 mijë punonjës të sistemit arsimor parauniversitar: mësues, punonjës psiko-socialë dhe oficerë të sigurisë do të përfitojnë nga politika e re e pagave. Pagat për punonjësit mësimorë këtë vit rriten me 33%, duke pasuar rritjen me 7% të vitit 2023.

Paga mesatare për mësuesit e arsimit parauniversitar shkon në 950 Euro, duke e rritur mesatarisht me 18 000 lekë në muaj pagën mujore të mësuesve.

Me rritjet e reja të pagave në korrik do të kemi rritje akoma më të madhe edhe për mjekët e përgjithshëm. Një rritje prej 20 mijë lekësh mbi pagën aktuale, ndërsa për infermierët me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale të reja.

Janë afërsisht 20 mijë punonjës të sistemit shëndetësor të cilët do të përfitojnë nga kjo rritje e dytë në korrik.
3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave të tyre.

Rritja e pagave në sektorin e bujqësisë është një masë e rëndësishme që sjell një sërë përfitimesh për 1770 të punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet e varësisë.
Efekti i këtij vendimi përfshin mesatarisht 13% rritje për 71% të strukturave, përfshirë veterinerët, agronomët, inspektorët, zooteknikët etj.

3430 punonjës të sistemit të Policisë së Burgjeve do të përfitojnë nga kjo rritje e pagave në masën 13% – 27% sipas gradave.

Ky vendim realizon rritjen e pagave bazë për gradë për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, mesatarisht në masën nga 13.82% deri në 34.63%, sipas gradave të punonjësve.

Niveli i pagave për personelin ushtarak ka ndryshuar rrënjësisht gjatë këtyre viteve të fundit, ndërkohë që duke shtuar dhe rritjen e parashikuar me këtë vendim prej 7 deri në 22% rritja e pagave të ushtarakëve arrin deri në 60% në referencë të vitit 2022.

Efektet financiare për rritjen e pagave të personelit ushtarak të Forcave të Armatosura, për vitin 2024 është në vlerën 900 milionë lekë.

Politika e pagave lidhet me shumë objektiva të Agjendës 2030 dhe më drejtpërdrejt në kuadër të realizimit të objektivit “Nxitja e rritjes ekonomike të pandërprerë, përfshirëse dhe të qëndrueshme, punësimit të plotë e produktiv dhe punës së denjë për të gjithë”, tha Spiropali.

Ju sugjerojmë

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
Aktualitet

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

13 Qershor, 2025 12:02 pm
“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
Aktualitet

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

13 Qershor, 2025 11:47 am
Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
InstaBIZ

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

13 Qershor, 2025 11:39 am
Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
Bota

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

13 Qershor, 2025 11:37 am
Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari
Kronikë

Vodhi para në çantat e tre mjekëve të spitalit të Elbasanit, arrestohet 40-vjeçari

13 Qershor, 2025 11:33 am
Vlorë/ Grabitën banesën e marrë me qera, shpallen në kërkim dy persona
Kronikë

Përndoqi një 33-vjeçare, shpallet në kërkim një person në Tiranë

13 Qershor, 2025 10:54 am
“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS
Kryesore

“Po flet nga vendi pa leje, tregon nervozizëm”, Rusmaili përplaset me Logun në KAS

13 Qershor, 2025 10:52 am
Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë
Kronikë

Dhunuan fizikisht drejtuesin e automjetit, pezullohen nga detyra tre policë

13 Qershor, 2025 10:35 am
Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Bota

Sulmi izraelit, Irani kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

13 Qershor, 2025 10:08 am
Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit
Bota

Rubio: SHBA-ja nuk është e përfshirë në sulmet kundër Iranit

13 Qershor, 2025 9:52 am
Para
Fredi Beleri zyrtarisht kandidat për eurodeputet i partisë së djathtë greke “Demokracia e Re”

U zgjodh eurodeputet/ Mediat greke: Beleri siguron lejen për të marrë pjesë fizikisht në betimin e tij në Parlamentin Europian

Komisioni Europian: 86% më shumë turistë në Shqipëri

Komisioni Europian: 86% më shumë turistë në Shqipëri

Hamasi kërkon krijimin e një qeverie të pavarur palestineze

Hamasi kërkon krijimin e një qeverie të pavarur palestineze

TE FUNDIT

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët

Qendër shëndetësore në kishën e Shën Ndout, Koçiu: Në shërbim 24/7 për pelegrinët
13 Qershor, 2025

Në kishën e Shën Ndout në Laç është hapur për herë të parë këtë sezon veror Qendra Shëndetësore Verore. Ministrja...

Lexo më shumë

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…

“KLP dhe SPAK plotësuan vakancat për prokurorë”, Manja: Kanë nisur rekrutimet…
13 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në konferencën e OSBE dhe Ministrisë së Drejtësisë për sfidat e së ardhmes në rrugëtimin...

Lexo më shumë

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner

Dua Lipa konfirmon fejesën me Callum Turner
13 Qershor, 2025

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka konfirmuar fejesën me aktorin Callum Turner, duke thënë se është një ndjenjë vërtet...

Lexo më shumë

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit

Komandantë dhe shkencëtarë bërthamorë,figurat iraniane që u vranë në sulmin izraelit
13 Qershor, 2025

Në operacionin “Luani ngrihet”, për të cilin tha se kishte për qëllim të pengonte programin bërthamor të Iranit, raportohet se janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com