Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë treguar mbështetje për deklaratën e PDI-së, sa i takon rezolutës ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës.
Pr/deklarata që u depozitua në Kuvend nga Shpëtim Idrizi dhe deputetët e tjerë të këtij grupimi do të diskutohet në seancën e ditës së enjte.
Gjithashtu, parashikohet dhe një hapësire kohore për diskutim ku palët do të shprehin qëndrimin e tyre para se të miratohet.
Deputetët e PDIU u shprehën javën e kaluar se kjo kërkesë për Kuvendin duhej të ishte bërë prej kohësh dhe presin nga të gjitha forcat politike që ta votojnë.
Kërkesa për heqjen e këtij ligji janë bërë nga qeveria shqiptare që prej vitit 1991, por sot e kësaj dite ai është ende në fuqi. Bëhet fjalë për një ligj që daton që prej 10 nëntorit të 1940-ës. Kohë kur u shpall dekreti mbretëror mbi gjendjen e luftës së Greqisë me Italinë e Shqipërinë.