Policia ka zbardhur detaje për djegien e dy makinave në Durrës.
Uniformat blu bëjnë me dije se zjarri ka rënë në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., dhe më pas flakët kanë përfshirë edhe automjetin tjetër.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.
Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz””, njofton policia.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.