Kreu i SPAK Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, tregoi se sa persona të hetuar nga Prokuroria e Posaçme dyshohet se gjenden në Dubai.
Ai njoftoi se SPAK ka nën hetim shtatë persona që dyshohet se ndodhen atje, por nuk zbuloi emra konkretë, duke mos penguar kështu hetimin.