Spanja po përballet me Gjermaninë, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024.
Por një përplasje e fortë mes Toni Kroos dhe Pedrit, ka lënë të dëmtuar këtë të fundit.
Pas mjekimit nga mjekët e kombëtares, Pedri ka rënë në tokë nga dhimbjet e shkaktuara nga goditja e pësuar në zonën pak poshtë gjurit.
Pedri, i cilësuar si ‘diamanti’ i mesfushës spanjolle u detyrua të lërë fushën e lojës, vetëm 6 minuta pas fillimit të sfidës, dhe në vend të tij vendoset Dani Olmo.