Dritan Dajti, i cili u la nga Gjykata e Lartë në burg përjetë, i ka kërkuar Drejtorisë së Burgut të Peqinit që të lirohet pasi i ka kryer 25 vite burg.
Sipas përfaqësuesve të tij ligjor, kërkohet lëshimi i urdhrit për kryerjen e procedurës së lirimit, për shkak se ai në date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.
Po ashtu kërkohet pajisja e Dritan Dajti me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion.
Në kërkesën drejtuar burgut theksohet po ashtu dhe lëshimi i vërtetimit me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit.
Dritan Dajti është autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009.