Policia e Himarës ka reaguar në lidhje me zjarrin në lagjen Kondraq në Dhërmi, i cili ra mesditën e sotme.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri u përhap për shkak të një shkëndije elektrike, si pasojë e tensionit të lartë dhe po digjet një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.
Blutë bëjnë me dije se në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.
“Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.