Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangi rrugën në qafën e Llogarasë për shkak të një vatre zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre.
Pasi janë sinjalizuar për zjarrin, autoritetet kanë lokalizuar vatrën dhe po punojnë për të vënën flakët nën kontroll.
Po ashtu, drejtuesve të mjeteve u kërkohet që të ndjekin udhëzimet e Policisë së Shtetit dhe emergjencave civile për lëvizjen e tyre, në mënyrë që të lejohen mjetet dhe efektivët të punojnë për shuarjen e zjarrit.