Seanca e sotme plenare do të nisë me mbajtjen e një interpelance të deputetëve të Partisë Demokratike me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu lidhur me skandalin e “Onkologjikut”.
Në rendin e ditës është parashikuar të mbahet dhe një tjetër interpelancë me ministren Koçiu lidhur me të njëjtën çështje, e kërkuar nga deputeti Arbi Agalliu.
Kjo kërkesë për interpelancë me ministren Koçiu erdhi pasi një hetimi të nisur rreth 1 vit e gjysmë, ku u zbulua një skemë abuzimi me qytetarë të sëmurë me tumor, ku të përfshirë kanë dalë 7 mjekë të Spitalit Onkologjik në Tiranë.
Ndërkohë, në seancën e sotme plenare do të prezantohen disa raporte vjetore për 2023-shin, si ai KQZ-së, AMF-së, i Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Në rend dite në Kuvend do të jetë dhe raundi i votimit për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP.