Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lezhë-Milot pranë fshatit Markatomaj.
Një furgon mallrash është përplasur me një automjet. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës.
Nga përplasja e fortë, furgoni i mallrave dhe automjetin kanë përfunduar në parcelat në anë të rrugës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.