Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Shkodër-Lezhë, ka arrestuar Inspektorin V.K., 48 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, në D.V.P Tiranë.
48-vjeçari është arrestuar për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”.
Ai u përfshi në një aksident në aksin rrugor Torrovicë – Balldre me mjetin e tij, është jashtë rrezikut për jetën.