Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Elbasanit është shoqëruar sërish me debate dhe tensione mes këshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.
Disa përfaqësues të opozitës thirrën një protestë qytetare për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit.
Në pamje duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.