Ka shpërthyer në zjarr automjeti i të një efektivi të Forcave Shqiponja në Lezhë.
Paraprakisht dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Sipas disa banorëve të pallatit, kanë parë disa persona pranë makinës dhe pak minuta me vonë makina ka shpërthyer në flakë.
Makina ka qenë e parkuar në lagjen “Besëlidhja” pranë një blloku pallatesh pak metra larg policisë. Sakaq mësohet se në lidhje me ngjarjen është shoqëruar në polici një person i dyshuar.