Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.
Sipas uniformave blu, autori ka qenë i punësuar në hotelin që edhe grabiti si recepsionit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.