Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë.
Ditën e sotme ai ka marrë dy steka cigare pa paguar paratë në një tabakino në Unazën e Re.
Menjëherë ka ndërhyrë policia që ka shkuar në adresën e dhënë.
Mirëpo gjatë ndërhyrjes së efektivëve, i riu Ardit Vojdulla ka dëmtuar banesën ku qëndronte. Gjithashtu për t’iu shmangur policisë ai ka hyrë në një banesë tjetër.
Më pas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë.
Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të tij.
Siç duket, efektivët e kanë kapur në një moment jo shumë të përshtatshëm të riun.
Pas verifikimeve rezultoi se 35-vjeçari ishte shpallur në kërkim për llogari të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë./tvklan