Pas mjekes Alketa Pere, edhe mjeku Edmond Gashi është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë pas publikimit të skandalit tek Onkologjiku.
Gashi ka zgjedhur të shmanget nga gazetarët që e prisnin në dyert e gjykatës, duke thënë se:
“Unë bëj vetëm punën!”.
Gjykata Penale e Tiranës do të vlerësojë këtë të enjte masat e sigurisë për mjekët dhe specialistët e Onkologjikut, të cilët dyshohet se drejtonin pacientët me sëmundje tumorale drejt klinikave private.