Një i burgosur i vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sherri në godinën 4 të burgut Korridhalos.
Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e 35-vjeçarit Alfons Ndoci dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës. Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.
Ndoci konsiderohej një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.