Megjithëse janë luajtur dy ndeshjet e para në grupin B, situata është mjaft e paqartë për kombëtaren shqiptare. Të hënën do të luajmë takimin e fundit ndaj Spanjës në Duseldorf në ora 21:00.
Mbrëmjen e djeshme, ‘La Roja’ fitoi minimalisht ndaj Italisë 1-0 shkoi në kuotën e 6 pikëve e para në grup duke siguruar kalimin për më tej. Pas saj vjen kombëtarja azzure me 3 pikë, ndërsa Shqipëria dhe Kroacia me nga 1 pikë.
Por ne kemi avantazhin e golavarazhit dhe në renditje jemi të tretët, edhe pas atij barazimi spektakolar 2-2 nga kroatëve në Hamburg. Skenari që të kualifikohet Shqipëria duket i pamundur, megjithatë lojtarët kuqezinj besojnë se do kalojnë më tej dhe këtë e shprehën edhe konferencën e djeshme për shtyp.
Shqipëria duhet me doemos të fitoj nda Spanjës të hënën dhe nga ana tjetër duhet që Italia të humbas me Kroacinë. Edhe në rast fitoreje të Italisë dhe Shqipëria nëse ia del me Spanjën renditet e treta dhe mund të shpresoj për më tej si e treta më e mirë.
Por historiku i ndeshjeve me Spanjën është mjaft negativ për kombëtaren tonë, pasi Shqipëria ka humbur të tetë përballjet me “Furinë e Kuqe”.