Një tifoz skocez, i cili humbi babanë e tij nga një tumor në tru, prej më shumë se gjashtë muajsh më parë, po shkon me biçikletë në Gjermani për të përmbushur ëndrrën e babait të tij.
Alan Thompson, 71-vjeç vdiq në nëntor të 2023.
Në planet e panumërta të parealizuara ishte një udhëtim i shumëpritur me djalin e tij Alex për të parë ndeshjen e Skocisë duke luajtur në një turne madhor.
“Ne gjithmonë kemi thënë që kur mësuam se Euro do të ishte në Gjermani, do të shkonim nëse Skocia do të kualifikohej”, thotë Alex.
Por pavarësisht vdekjes së të atit, Alex ende po shkon në Gjermani për Euro 2024.
Në përkujtim të të atit, Alex po merr rrugë të ndryshme me biçikletë, duke bërë më shumë se 300 milje nga Edinburgu në Këln për 5 ditë.
Kësaj sfide do t’i bashkohen dhe 12 miq të tij, të cilët do të mbledhin para për kërkime për kurimin e tumorin e trurit.
Ata u nisën nga “Royal Mile” të premten, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ata do të mbërrijnë në Këln në kohë për ndeshjen vendimtare të Skocisë kundër Zvicrës të mërkurën.
Në Skoci, rreth 1000 njerëz çdo vit diagnostikohen me kancer të trurit ose kancer të sistemit nervor qendror.
Vdekja e Alan ishte “plotësisht e papritur”, tha Alex.
“Duke shkuar në ndeshjet e Skocisë pa babanë tim, gjithmonë kam një ngërç në fyt, veçanërisht kur skuadra jonë shënon dhe unë do të kthehesha instinktivisht për ta përqafuar atë”, tha Alex.
Pasi u larguan të premten, Alex dhe miqtë e tij kaluan me biçikletë rreth 150 milje për në Newcastle, duke ndaluar në gjysmë të rrugës për të parë Skoci-Gjermani.
Ata synojnë të kalojnë në Gjermani të martën, duke mbërritur në Këln të mërkurën./Opinion.al