Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK pas 5 orësh, marrje në pyetje.
Para gazetarëve ajo tha se u thirr në cilësinë e personit që ka dijeni nga prokurori që ka në dorë një dosje sa i takon pasurisë së çiftit.
Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK.
“Rreth padisë së rremë që ka bërë Erion Veliaj me shërbëtorët e tij iu përgjigjeve në bazë të të dhënave të mia dhe atyre që kam mbledhur ballafaquam gjërat që ka të bëjë me akzuat që ka ngritur ajo që dua të theksoj besoj që e ezauruam aspektin e pyetjeve dhe përgjigjeve e lexova duke marrë përgjegjësitë e mia si qytetare si deputete si bashkëshorte, si nënë. Lobimi hetimi pasuror dhe operacionet plastike që fliten në tv janë në një çështje, nuk kam bërë ndërhyrje estetike, çdo grua që kërkon të mbahet nuk është ndërhyrje estetike, të gjitha gjërat e tjera janë ta faktuara. Isha në cilësinë e personit që ka dijeni. Le ta mbajnë celularin, ka vetëm gjëra të buklura, u pyeta për të gjitha, jam e paditur nga Veliaj”,-tha Kryemadhi.