Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidatët presidencialë, dallime të thella mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ

2024/06/11 at 8:39 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kandidatët presidencialë, dallime të thella mbi të drejtat e komunitetit LGBTQ

Numri i të rriturve në Shtetet e Bashkuara që nuk identifikohen si heteroseksualë, vazhdon të mbetet në një nivel të qëndrueshëm prej rreth 7.2 për qind.


Organizata Gallup vlerëson se më shumë se 7 për qind e amerikanëve të rritur i takojnë komunitetit LGBTQ.

Ky komunitet protestoi kundër një postimi në rrjetin e njohur më parë si Twitter, në vitin 2017, të presidentit të atëhershëm Donald Trump përmes së cilit njoftohej se transgjinorët ndalohej të shërbenin në ushtri.

Më pak se një javë pasi mori presidencën, Joe Biden e hodhi poshtë këtë vendim.

“Personeli transgjinor, nëse kualifikohet, mund të shërbejë në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara”, u shpreh Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

“Është vërtet një lehtësim që kemi një administratë që na kupton se kush jemi dhe na vlerëson si qytetarë amerikanë”, shprehet Sarah Kate Ellis Presidente e organizatës jo fitimprurëse GLAAD e cila mbron të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Gjithashtu gjatë mandatit të tij, Presidenti Joe Biden nënshkroi Ligjin e Respektimit të Martesës, i cili u jep të drejta dhe përfitime federale çifteve të të njëjtit seks. Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë ai i tha komunitetit LGBTQ se…

“Ndaj jush ka dashuri. Zëri juaj dëgjohet, ne ju kuptojmë dhe vendi juaj është këtu”.

“Duke qenë homoseksual, e di se shumë nga të drejtat e mia mund të rrezikohen prej partive të tjera. Kjo është një nga arsyet pse unë e mbështes Bidenin këtë mandat dhe e mbështeta atë edhe mandatin e kaluar”, shprehet Randy Bravo, përkrahës i presidentit Biden .

Ish-presidenti Donald Trump ishte presidenti i parë që emëroi në kabinet një zyrtar që ishte shprehur hapur se ishte homoseksual, por ai ka mbajtur në përgjithësi një qëndrim më konservator. Ai ka thënë se “Zoti krijoi dy gjini, mashkull dhe femër”.

“Si është puna me këto emërtime? Nëse e shihni me kujdes, është sëmundje. Është sëmundje. Unë do mbroj idenë Pro-Zotit. Do të mbrojmë kontekstin dhe përmbajtjen pro Zotit”, u shpreh Donald Trump, kandidat i pritshëm i Partisë Republikane për President.

Një qëndrim që votuesit e tij e përkrahin.

“Krahu republikan është në linjë me atë që thotë Bibla për sa i takon abortit dhe komunitetit LGBTQ”, thotë Thomas Isbell, përkrahës i ish-Presidentit Trump.

Presidenti Biden ka dënuar ligjet konservatore të shteteve që kufizojnë ndërhyrjet kirurgjikale për ndërrimin e gjinisë dhe klasat mbi orientimin seksual.

Ish-presidenti Trump e premtoi një gjë të tillë në faqen e internetit të fushatës së tij elektorale.

“Që ditën e parë do të heq politikat mizore të Joe Bidenit mbi të ashtuquajturin ‘kujdes për ndryshimin e gjinisë’. Qesharake, Një proces që përfshin dhënien e mjekimeve për ndalimin e pubertetit tek fëmijët, ndryshimin e pamjes së tyre fizike dhe në fund kryerjen e operacioneve te fëmijët e mitur”, u shpreh Donald Trump, kandidat republikan për President.

Një këshilltar demokrat thotë se kjo është Partia tradicionale Republikane që duan votuesit republikanë.

“Ata janë kundër emigrantëve, janë anti-transgjinorë, janë anti-homoseksualë dhe Trump e dinte këtë dhe vazhdoi ta mbështeste”, shprehet Brad Woodhouse Këshilltar i Lartë, Komitetit Kombëtar Demokrat (DNC).

Këta votues e ndihmuan zotin Biden të fitonte në ato që cilësohen si shtete vendimtare në vitin 2020. Një sondazh i GLAAD, organizatë jo fitimprurëse që mbështet të drejtat e komunitetit LGBTQ tregon të njëjtën mbështetje të fortë për Presidenti Biden. Shumica dërrmuese e tyre po i bëjnë thirrje Partisë Republikane që të përqëndroeht tek ekonomia, në vend që të kufizojë të drejtat e tyre./VOA



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Bota

Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?

4 Korrik, 2026 2:51 pm
Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA
Bota

Vapa prish festimet e 250-vjetorit të Pavarësisë, anulohen disa aktivitete në SHBA

4 Korrik, 2026 2:49 pm
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Irani vendos kushte të reja për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

4 Korrik, 2026 2:47 pm
Para
Deputetët udhëtojnë drejt Gjermanisë për kombëtaren, zhvendoset për nesër seanca plenare

Deputetët udhëtojnë drejt Gjermanisë për kombëtaren, zhvendoset për nesër seanca plenare

“Me të hyn e del nga reparti”/ Blen makinë pa letra, mashtrohet me dokumentin e policisë

“Me të hyn e del nga reparti”/ Blen makinë pa letra, mashtrohet me dokumentin e policisë

Pacientët me astmë mbeten pa medikament

Pacientët me astmë mbeten pa medikament
















TE FUNDIT

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
4 Korrik, 2026

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili...

Lexo më shumë

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
4 Korrik, 2026

Sot mbahet dita e 35-të e tubimit në Tiranë. Protestuesit janë mbledhur si gjithmonë në sheshin “Skënderbej” dhe më pas...

Lexo më shumë

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
4 Korrik, 2026

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas pretendimeve të ngritura nga avokati Gentian Serjani, përfaqësues ligjor i të arrestuarit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}