Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Fushë Mamurras.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mesnatës.
Automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor Laç-Fushë Mamurras, automjeti me drejtues shtetasin K. M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i automjetit, shtetasi K.M., 43 vjeç, bunues në Bushnesh, Krujë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sqaron policia.