Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Takimi Biden-Zelenskyy, SHBA ndihmë të re prej 225 milionë dollarësh për Kievin

2024/06/07 at 4:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Takimi Biden-Zelenskyy, SHBA ndihmë të re prej 225 milionë dollarësh për Kievin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua në Paris me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ku njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 225 milionë dollarësh për Kievin.

Zoti Biden i kërkoi për herë parë publikisht falje Ukrainës për vonesën prej disa muajsh të ndihmës ushtarake amerikane që i dha mundësi Rusisë të shënonte përparim në fushëbetejë, ndërsa Presidenti ukrainas bëri thirrje për mbështetje dypartiake ndaj Shteteve të Bashkuara, “njësoj si gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Duke folur në kryeqytetin francez, ku të dy morën pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, zoti Biden i kërkoi ndjesë popullit ukrainas që për javë me radhë nuk e dinin nëse vendi do të merrte ndihmë pasi republikanët konservatorë në Kongres bllokuan ndihmën ushtarake për Ukrainën prej 61 miliardë dollarësh për 6 muaj me radhë.

Megjithatë presidenti Biden këmbënguli se populli amerikan ishte në krah të Ukrainës. “Dhe vazhdojmë t’ju përkrahim. Plotësisht. Në mënyrë të gjithanshme”, tha ai. Zoti Zelenskyy falenderoi popullin amerikan për mbështetjen dhe po ashtu edhe ligjvënësit të cilët u bënë bashkë për të miratuar paketën e ndihmës që i dha mundësi Ukrainës të frenonte Rusinë të shënonte përparime gjatë javëve të fundit.

“Është shumë e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i gjithë populli amerikan të qëndrojë krah Ukrainës si gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha zoti Zelenskyy. “Njësoj si atëherë kur Shtetet e Bashkuara ndihmuan për të shpëtuar jetë njerëzore, për të shpëtuar Evropën. Ne presim mbështetjen tuaj të vazhdueshme për të qëndruar krah për krah nesh”, tha zoti Zelenskyy .

Paketa e re e ndihmës ushtarake prej 225 milionë dollarësh e Shteteve të Bashkuara për Kievin përfshinë municion për sistemin e artilerisë reketore me levizshmëri të shpejtë, ose HIMARS, sisteme mortajash dhe sasi të mëdha predhash artilerie.

Presidentët Biden dhe Zelenskyy morën pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, në Normandi, në Francën veriore, së bashku me udhëheqësit evropianë që kanë mbështetur përpjekjet e Kievit në luftë.

Në një fjalim 20-minutësh të premten në Asamblenë Kombëtare, dhoma e ulët e parlamentit francez, Presidenti Zelenskyy hoqi paralele me sakrificat e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftën aktuale të vendit të tij.

“Kjo betejë është një udhëkryq,” tha zoti Zelenskyy. “Një moment kur mund ta shkruajmë historinë ashtu siç duhet. Ose të bëhemi viktima të historisë siç i përshtatet … armikut tonë”./VOA

Ju sugjerojmë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
Kronikë

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

29 Tetor, 2025 11:04 am
Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Bota

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

29 Tetor, 2025 10:56 am
Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
Bota

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

29 Tetor, 2025 10:36 am
Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
Kronikë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:31 am
Shpërthim me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç
Kronikë

Shkodër/U plagos pas shpërthimit me tritol, inspektori i Tatimeve: Nuk kam konflikte

29 Tetor, 2025 9:26 am
Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar
Bota

Gjermani/ Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

29 Tetor, 2025 9:03 am
Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste
Kronikë

Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër-arreste

29 Tetor, 2025 9:01 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

29 Tetor, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

29 Tetor, 2025 7:34 am
Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme
Bota

Avionët izraelitë bombardojnë Gazën pasi Netanyahu urdhëroi sulme të fuqishme

28 Tetor, 2025 10:44 pm
Para
Arqile Bollano zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë së Himarës

Arqile Bollano zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë së Himarës

Mblidhet të martën Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

Mblidhet të martën Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste

U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës/ Bollano: Kemi rrugë të gjatë për të bërë, s’ka nevojë për llafe

U zgjodh kryetar i komanduar i Bashkisë së Himarës/ Bollano: Kemi rrugë të gjatë për të bërë, s’ka nevojë për llafe

TE FUNDIT

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës

Zbulohet furgoni me armatim në qendër të Tiranës
29 Tetor, 2025

Një sasi e madhe armatimi është zbuluar nga forcat e policisë të komisariatit nr.2 në një zonë shumë pranë qendrës...

Lexo më shumë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Gaza/ 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
29 Tetor, 2025

50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë...

Lexo më shumë

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?

Luftua në Ukrainë/ Pse në Rusi po ulen shpërblimet për ushtarët?
29 Tetor, 2025

Një numër gjithnjë e më i madh i vendeve në Rusi po i ulin ndjeshëm shpërblimet për burrat që me...

Lexo më shumë

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste

Emrat/ Tjetërsimi i pronave në Lezhë, lëshohen urdhër-arreste
29 Tetor, 2025

Autoritetet kanë ekzekutuar disa urdhër-arreste në kuadër të hetimeve mbi tjetërsimin e pronave në zonën e Lezhës. Mes të ndaluarve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com