SPAK ka zhvilluar një operacion kundër trafikut të emigrantëve të paligjshëm. Sipas informacioneve, deri më tani janë arretsuar disa dhe është lëshuar mandat për kontroll në 50 ambiente.
Operacioni u organizua nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë. Mësohet se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet e SHBA, Italisë, Kosovës dhe Spanjës.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK apo Policia e Shtetit, ndërsa detaje të reja priten në vazhdim.