Policia e Tiranës ka arrestuar 19-vjeçarin Hajri Pulaken, për shkak se dyshohet për veprën penale “Heqje e Paligjshme e Lirisë”.
Ai bashkë me 3 të tjerë të arrestuar më herët, dhunoi dhe mori peng një punonjës në kioskat që ishin vendosur tek Sheshi Skenderbej. Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash.
Dhuna ndaj punonjësit, erdhi për shkak se të rinjtë dyshonin se ai i vidhte.