Një tjetër kala e zbuluar nga Deliart Association, në Peqin, Kalaja e Klodianës, është shndërruar në kryefjalë të kësaj fillim vere duke marrë vëmendjen e merituar.
Festa e bukurisë Shqiptare sivjet ka hapur portat e Kalasë së Peqinit duke u shpluhrosur nga harresa.
Me një program të gjatë gati dy mujor, konkurentet pjesëmarrëse, garojnë në natën e 7 Qershorit për kurorën e artë të Miss Shqipëria, për çmimet tradicionale të eventit 26-vjeçar, më i madhi në vend dhe në të njëjtën kohë edhe për përfaqësime në konkurse ndërkombëtare si Miss Earth, Miss International, Miss Supranational.
Udhëtimi për tu shndërruar në ambasadore të tokës shqiptare ka nisur dy muaj më parë, kur konkurentet e përzgjedhura u takuan me staffin dhe filluan punën për të perfeksionuar qëndrimin skenik, paraqitjen në foto, të folurin në publik apo formën e mënyrën më të mirë të mundshme për promovimin në rrjetet sociale.
Ka qenë një angazhim vërtet impenjativ për të sjellë e zgjdhur më të mirat sepse pothuajse të gjitha konkurentet kanë mundësinë të përfaqësojnë Shqipërinë në mbi 16 konkurse Ndërkombëtare.
Ato, pak nga pak janë shndërruar në ambasadoret e bukura të tokës së tyre, duke marrë pjesë edhe në shumë nga promovime të ambjenteve e strukturave në favor të turizmit në jugun e vendit tonë.
Miss Shqipëri, prej 26 vitesh është porta më e madhe prej të cilës kanë dalë prezantuese televizive, gazetare, modele të famshme, këngëtare e aktore. Sepse Miss Shqipëria është jo vetëm një konkurs bukurie por një shkollë e mbështetje, për të gjitha pjesëmarrëset.
Vajza me kurajo dhe vetbesim, mendjehapura e me talent, janë pjesë e kësaj shkolle që shtegëton, duke zbulura e rilindur historitë e Kalave Shqiptare, Parqeve arkeologjike e objekteve të kultit.
Sepse “Miss Shqipëria të çon atje ku nuk të kanë shpënë këmbët e tua”.
Kalaja e Peqinit është një tjetër kala e rilindur dhe e rizbuluar nga Miss Shqipëria.
Spektakli do të prezantohet nga Ermal Peçi dhe Drita Ziri e cila mban kurorën e Miss Earth 2023.
Mes artistëve më të mirë në vend dhe një jurie profesionistësh e figurash publike, 25 konkurentet do të përjetojnë emocione drejt finales së madhe në 7 qershor.