Kanë vijuar përplasjet në Kuvend, mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe deputetit të PD, Flamur Noka.
Përjashtimi u bë pas tensioneve të shumta në Kuvend mes deputetit demokrat dhe kryetares së Parlamentit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën për të pranuar në grupin e PD, Sali Berishën.
“Ti nuk më kërcënon dot as më intimidon, ti zoti Noka je i përjashtuar dhe respekto rregulloren dhe boll tani se e tepruat”, tha Nikolla.
Ndërkohë që deputeti Flamur Noka nuk ka pranuar që të ikë nga salla, Lindita Nikolla mbylli seancën.