Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot takimi i Rrjetit Parlamentar “Gratë të Lira nga Dhuna” dhe i Komisionit për Barazi dhe Mos-Diskriminim i Këshillit të Europës, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në bashkëpunim me AP të KiE.
E pranishme në këtë aktivitet është edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila tha se hendeku gjinor në vendimmarrjet dhe diskutimet e Këshillave Bashkiakë është i lartë.
Por nga ana tjetër theksoi se burrat e marrin fjalën mbi 3 herë më shumë se gratë gjatë diskutimeve.
”Nga në studim i publikuar pak ditë më parë nga Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri, i cili i referohet pjesëmarrjes së grave si anëtare të Këshillave Bashkiakë, edhe pse gratë përbëjnë rreth 43% të anëtarëve të Këshillave Bashkiakë, fuqia qeverisëse e tyre është shumë më e vogël krahasuar me burrat. Studimi tregon se hendeku gjinor në vendimmmarrjet dhe diskutimet e Këshillave Bashkiakë është i lartë. Burrat e marrin fjalën mbi 3 herë më shumë se gratë, ndërkohë që këtyre të fundit ju ndërpritet fjala në 22%, ndërsa burrave në 8% të diskutimeve”, u shpreh Nikolla.