Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër.
Mësohet se i plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Shkodrës ndërsa ka marrë dëmtime të rënda në trup.
Bëhet me dije se i plagosur ka mbetur Vladimir Bruçaj, i cili dyshohet se është goditur me sende të forta, pas një konflikti.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kopshtit “Tom Alimhilli” në qytetin e Shkodrës.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.