Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria, destinacioni më i ri i TikToker-ëve për estetikë

2024/06/01 at 10:33 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria, destinacioni më i ri i TikToker-ëve për estetikë

Nëse keni kaluar pak kohë në TikTok kohët e fundit, me siguri keni vërejtur një trend të ri që po merr hov të madh: TikToker-ët po vijnë në Shqipëri për të përmirësuar pamjen e tyre. Shqipëria është bërë një qendër e re për ndërhyrje estetike, turizëm dentar dhe rregullime të ndryshme në sallonet e bukurisë. Nga vetullat perfekte e deri tek një buzëqeshje e bardhë e ndritshme, Shqipëria po ofron gjithçka që nevojitet për të arritur pamjen ideale.


Në aeroportin “Nënë Tereza”, është e zakonshme të shohësh turistë të huaj me fashime të hundës apo me shenja të tjera që tregojnë se kanë kryer ndërhyrje estetike. Bordet e avionëve që fluturojnë nga Shqipëria ngjajnë me ato të Turqisë, të mbushura me pasagjerë që kanë kryer transplante flokësh. Çmimet shumë ekonomike krahasuar me vendet e tjera kanë bërë që Shqipëria të tërheqë turistë që kërkojnë përmirësimin e pamjes së tyre.

Në vitet e fundit, klinikat estetike në Shqipëri kanë parë një rritje të madhe në popullaritet. Profesionistët shqiptarë të estetikës ofrojnë shërbime  me çmime shumë më të ulëta krahasuar me ato në vendet perëndimore. Duke përfshirë gjithçka, nga mbushja e buzëve e deri tek procedurat më të sofistikuara si rinoplastika. Shumë TikToker-a po ndajnë eksperiencat e tyre pozitive, duke treguar rezultate të pabesueshme dhe përvoja të shkëlqyera shërbimi.

Julie Theis, një TikToker e njohur, tregon në kanalin e saj se Shqipëria është një parajsë për femrat: “Këtu ka një sallon për flokët dhe thonjtë kudo, në çdo hap, me çmime super të lira. Botoks, filler procedura që kushtojnë sa një e treta e çmimeve në Amerikë. Kur të zbres në Amerikë, do jem krejtësisht një njeri i ri.”

Hashtaget si #beautytourism dhe #Albania kanë grumbulluar mbi 230 video së bashku, ku influencerë të ndryshëm flasin për çmimet e lira, procedurat e ndryshme dhe përgjigjen pyetjeve të komentueseve se sa të sigurt ndihen për të kryer këto procedura në Shqipëri.

Magi Brut, një amerikane nga Çikago, tregon se ju desh të merrte një “kthesë” nga pushimet e saj në jug të Italisë: “Do qëndroja në Itali për një javë, por teksa po kërkoja për sallone bukurie afër meje, më dolën edhe ato që ishin në Tiranë, Shqipëri. Teksa po kërkoja më shumë për kuriozitet, pashë sallone dhe klinika me çmime super të lira, procedura që kushtojnë shumë herë më pak se në Amerikë apo edhe në Itali ku ndodhesha. Preva biletën dhe rezervova takimet. Tani jam kaq e lumtur, mendoj se faqet e para që më dolën ishin fat.”

Një tjetër arsye që shumë TikToker-a po vizitojnë Shqipërinë është turizmi dentar. Me çmime shumë konkurruese dhe cilësi të lartë të shërbimeve dentare, Shqipëria ka tërhequr pacientë nga e gjithë bota. Nga pastrimi dhe zbardhimi i dhëmbëve deri tek implantet dentare, dentistët shqiptarë përdorin teknologji të avancuar dhe kanë një përkushtim të lartë ndaj klientëve të tyre.

Marta, një nomad digjital që shpesh publikon video në TikTok për jetën e saj këtu, tregon eksperiencën e saj te dentistët në Tiranë: “Dhëmbët e mi do ndryshojnë plotësisht. Stafi ishte kaq i mirë dhe këtu jo vetëm që po marr shërbim të lirë, por edhe shumë më cilësor,” shprehet ajo.

Burimet nga klinikat thonë se gjysma e klientëve janë shqiptarë dhe gjysma tjetër, të huaj.

Disa nga procedurat kirurgjikale më të kërkuara përfshijnë:

Lipoaspiracioni (liposuksioni): Procedurë për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona të ndryshme të trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.

Rinoplastika: Ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

Face Lift: Ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.

Rritja e gjoksit: Ndryshimi i madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.

Abdominoplastika: Procedurë për heqjen e qelizave të tepërta të lëkurës dhe yndyrës nga zona e barkut.

Transplantimi i flokëve: Për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.

Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i preferuar për ata që kërkojnë të përmirësojnë pamjen e tyre me cilësi të lartë dhe çmime të arsyeshme, duke e vendosur veten si një pikë referimi në hartën globale të turizmit të bukurisë./Monitor



Ju sugjerojmë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Para
Arrestohet polici i pikës kufitare Qafë-Botë, kontrabandonte mallra për të furnizuar biznese në Sarandë

Arrestohet polici i pikës kufitare Qafë-Botë, kontrabandonte mallra për të furnizuar biznese në Sarandë

Policia operacion në Gjirokastër, pas shtëpisë së barit zbulohet edhe pajisje kriptomonedhash

I dënuar me 1 vit burg për ngacmim seksual, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit uron 1 Qershorin: Jemi pranë fëmijëve në çdo kohë

Policia e Shtetit uron 1 Qershorin: Jemi pranë fëmijëve në çdo kohë
















TE FUNDIT

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com