Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, ndër të tjera është pyetur nga gazetarët e pranishëm edhe për sulmin e dy ditëve ndaj avokatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.
Meta e cilësoi si një akt kriminal dhe të qëllimshëm. Ai shtoi se trimërimi i këtyre horrave, vjen nga fakti se shteti është kapur nga një kryehorr.
“Një akt kriminal, akt i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave, nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”, tha Meta.