Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Përpara detyra të mëdha, ja fushat që kërkojnë më shumë investim

2024/05/31 at 10:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
BE: Përpara detyra të mëdha, ja fushat që kërkojnë më shumë investim

Pakti “Green New Deal”, synimi pra që deri në vitin 2050 të 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian të bëhen të padëmshme për klimën, është projekti më i madh i Komisionit të tanishëm Europian, që drejtohet nga Ursula von der Leyen.


Për të realizuar këtë synim nevojiten çdo vit investime deri një bilion euro. Edhe në periudha të qeta kjo është një detyrë e madhe. Por kohët e tanishme nuk janë të qeta. Sulmi rus kundër Ukrainës u ka treguar europianëve se duhet të shpenzojnë më shumë për sigurinë. Përveç kësaj vështirësi të mëdha krijohen nga sektori i energjisë, inflacioni, mungesa e krahut të specializuar të punës dhe koniunktura e dobët.

Si mund të financohen të gjitha këto, kur arkat janë bosh dhe disa vende kanë hyrë në borxhe të mëdha?

Për 20 vendet anëtare të zonës së euros, që kanë euron monedhë të përbashkët, gjendja është edhe më e komplikuar. Sepse në këtë zonë rregullat janë të qarta: Borxhet duhet të arrijnë në vit maksimalsht deri në 60 përqind të fuqisë ekonomike të vendit (prodhimit të brendshëm kombëtar bruto), dhe kufiri maksimal për deficitin në buxheti qeveritar është 3 përqind.

Rregullat e stabilitetit – u shfuqizuan por kanë hyrë sërish në fuqi

Gjatë Pandemisë së Coronës vlerat maksimale u shfuqizuan, por ndërkohë  ato janë vënë sërish në përdorim. Vendet që nuk i respektojnë ato, rrezikojnë të dënohen.

Kjo gjë nuk ka ndryshuar as gjatë reformimit të rregullave në shkurt të 2024-ës. Por që nga kjo periudhë, e reja është se mekanizmat krijojnë mundësi për më shumë fleksibilitet. Çdo vend mund ta vendosë vetë duke biseduar me BE-në, se kur dhe si do i verë në vijë financat.

Mbas bisedimeve disamujore reforma e rregullave të stabilitetit arriti në një kompromis tipik europian, por që ishte kompromis i mirë, thotë ministri grek i Ekonomisë dhe Financave, Kostis Hatzidakis, duke bërë njëkohësisht një paralajmërim.

“Janë tregjet financiare ato që i detyrojnë vendet të jenë të arsyeshme me financat. Kush e injoron këtë gjë, duhet të marrë një mësim të mirë siç e morën grekët dekadën e fundit,” tha Hatzidakis në Forumin Ekonomik të Brukselit, që u mbajt në muajin maj.

Mbas vitit 2010 Greqia ka qenë aq shumë e zhytur në borxhe, saqë nuk ishte më në gjendje të merrte para hua nga tregjet financiare. Pasojat ishin paketa e ndihmës dhe rregullat e forta për kursime si dhe humbja e sovranitetit.

Mbrojtja e klimës kundrejt rregullave për boxhet

Por jo të gjithë janë të një mendjeje, se kujdesi fiskal duhet të luajë një rol të rëndësishëm aktualisht. Tea Jarc nga Liga e Sindikatave Europiane argumenton se shpenzimet për luftimin e ndryshimit të klimës nuk janë shpenzime të papërgjegjshme konsumi, por janë investime jetike.

“Nëse ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë investimet e nevojshme, por vendosim rregulla kursimi, atëherë kjo do të thotë se pakti për klimën, Green New Deal, nuk ka prioritet “, thotë Jarc në Bruksel.

Debate të ngjashme zhvillohen në çdo vend anëtar të BE-së edhe për tema të tjera, duke filluar që me shpenzimet e nevojshme ushtarake, vazhduar me ristrukturimin e sistemit të shëndetësisë dhe pensioneve e deri tek digjitalizimi i ekonomisë. Çfarë duhet bërë atëherë?

Treg jo unik kapitalesh në BE

Një nga mundësitë për të lehtësuar sektorin publik, janë investimet më të mëdha në sektorin privat. Por edhe këtu europianët shohin se e kanë humbur lidhjen. Kur flitet për sasinë e popullsisë (450 milionë banorë) dhe prodhimin ekonomik (17 bilionë euro në vit) atëherë mund të thuash se BE është një gjigand. Por kur flitet për mobilizimin e kapitaleve private, atëherë është xhuxhmaxhuxh.

“Është vërtet turp, që ne në Europë nuk kemi ende një treg të përbashkët kapitali të zhvilluar plotësisht,” ankohet ekonomistja polake dhe deputete e Parlamentit Europian, Danuta Hübner. “Tregu amerikan i kapitalit është dy herë më i madh se sa ai europian. Tregu ynë është i copëzuar dhe mungon likuiditeti.” Arsyeja kryesore pse ndodh kjo është se çdo vend i BE-së i vendos vetë rregullat ekonomike që nga kursimet e deri tek taksimi.

“Në tavolinat e diskutimeve publike nuk gjendet asnjë politikan europian, që të jetë kundër tregut të përbashkët europian të kapitalit,” thotë nga përvoja e vetë Komisari i BE-së për çështjet ekonomike, Paolo Gentiloni.

“Por kur bëhen bashkë ministrat e financave të vendeve anëtare, atëherë edhe hedhja e hapave më të vogla në këtë drejtim është jashtëzakonisht e vështirë, Sepse çdo vend kërkon të ruajë traditat dhe rregullat e veta, kontrollin e vet të tregut të kapitalit dhe instrumentet e veta të kursimeve.”

Borxhe të përbashkëta?

Një burim tjetër parash do të ishte që vendet e BE-së të hynin në borxh bashkarisht. Gjatë Pandemisë së Coronës u vu në provë financimi i një pakete të madhe koniunkturore.

Tani është duke u kërkuar gjithnjë e më shumë, madje edhe nga vetë Komisari i Ekonomisë që hyrja në borxhe të bëhet nga vetë BE. Vetëm se emri ka ndryshuar, nuk quhet më eurobond, por „instrumenta të përbashkët për synimet e përbashkëta”.

“Deri pesë vjet më parë ne nuk do të guxonim të diskutonim për këtë gjë, sepse shihej nga BE si ide e krisur”, thotë Gentiloni. “Tani mund të flasim dhe është e domosdoshme që të përdorim instrumenta të përbashkët për synimet e përbashkëta në investime.”

Por kërkesa të tilla përballen me kundërshtime të mëdha në disa vende të BE-së, mes të cilave Gjermania, Holanda ose Finlanda.

Taksimi i pasurisë në nivel BE-je

Prandaj Julia Cagé, profesore ekonomie në Shkollën e Lartë me emër të Parisit, Science Po, këshillon që gjatë kërkimit të burimeve financiare të mos harrohen ata që kanë shumë para: të pasurit dhe super të pasurit e Evropës.

Propozimi që bën ajo është vendosja e taksave mbi pasuritë e mëdha, që do të bëhej direkt nga BE. Kjo do ta vështirësonte mos pagimin e taksave nga të pasurit. “Ne duhet ta bëjmë këtë gjë në nivel europian, sepse nuk do ketë shumë të pasur që do të largoheshin nga BE për këtë arsye,” thotë Cagé në bisedë me Deutsche Wellen.

“Është e qartë se shumë të pasur nuk do të donin ta paguanin këtë taksë. Por nëse kjo do të bënte që ata të humbisnin pasaportën e BE-së, atëherë puna do të ishte ndryshe”, thotë më tej ekonomistja. Nevojiten pra sanksione, kontrolle dhe administratë efektive financash. „Ne duhet të jemi vërtet seriozë për këtë gjë.”

Taksë progressive mbi CO2

Të pasurit duhet të marrin pjesë më aktivisht se deri tani edhe në shpenzimet për luftimin e ndryshimit të klimës. “Shumë studime, mes të cilave edhe ato të kryera nga World Inequality Lab, kanë treguar se të pasurit e dëmtojnë më shumë klimën se sa të varfërit,” thotë Cagé. Makinat dhe shtëpitë në sasi dhe volum më të madh, jahtet dhe avionët, prodhojnë shumë dioksid karboni që emetohet në atmosferë.

Por vendosja e taksës së ambientit, e cila do të rritej me rritjen e sasisë së CO2 të emetuar, do të bënte që të pasurit të kontribuonin në mënyrë më të arsyeshme në financimin e kthesës energjetike, në analogji me taksën progresive mbi të ardhurat, ku sasia e taksës rritet me rritjen e të ardhurave, thotë Cagé.

Ky do të ishte një hap për më shumë drejtësi në shpërndarjen e kostove të ndryshimit të klimës. Dhe do të ishte një sinjal për ata që janë më pak të privilegjuar, duke u treguar se lufta kundër ndryshimit të klimës nuk është projekt i elitave urbane, thotë profesorja. Sepse shpesh perceptohet si e tillë, thotë ajo. Si pasojë, shtohet populizmi, shpesh populizmi i djathtë.



Ju sugjerojmë

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
Bota

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

9 Korrik, 2026 6:01 pm
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Bota

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

9 Korrik, 2026 5:54 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani
Bota

Irani lëshon 10 raketa balistike drejt një baze amerikane në Jordani

9 Korrik, 2026 4:55 pm
VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
Aktualitet

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

9 Korrik, 2026 2:57 pm
Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
Kronikë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

9 Korrik, 2026 2:52 pm
“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
Kryesore

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

9 Korrik, 2026 2:50 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme
Aktualitet

Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme

9 Korrik, 2026 2:33 pm
Para
Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vlorë

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen babë e bir në Vlorë

Shqiptarja në Greqi dhunohet dhe plagoset me thikë nga një 27-vjeçar, e mbylli në një ndërtesë të braktisur

Shqiptarja në Greqi dhunohet dhe plagoset me thikë nga një 27-vjeçar, e mbylli në një ndërtesë të braktisur

Dhuna ndaj Sokol Mëngjesit/ Dhoma e Avokatisë: Nuk është rast i izoluar, kërkojmë hetimin e plotë dhe të pavarur

Mjekët optimistë, si paraqitet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi. Ende asnjë gjurmë të 3 autorëve në kërkim
















TE FUNDIT

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
9 Korrik, 2026

Në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë...

Lexo më shumë

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
9 Korrik, 2026

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang,...

Lexo më shumë

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
9 Korrik, 2026

Irani ka rritur ndjeshëm eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë të përshkallëzohen dhe presidenti amerikan Donald Trump...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
9 Korrik, 2026

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}