Një 60-vjeçar me iniciale I.M., banues në fshatin Banaj të Patosit ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Policia dyshon se ai ka qenë në banesën e tij kur ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike. 60-vjeçari është dërguar pa shenja jete rreth orës 18:30 në Spitalin Rajonal të Fierit.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.